Mendi Qyra do të pranojë palë në kabinetin e tij çdo ditë pune
- Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra do të pranojë palë në zyrën e tij çdo ditë pune nga ora 14 deri në orën 16 e 30, njofton Pres shërbimi i komunës.
- Post By Fami Bajrami
- 15:00, 13 nëntor, 2025
Strugë, 13 nëntor 2025 (MIA) - Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra do të pranojë palë në zyrën e tij çdo ditë pune nga ora 14 deri në orën 16 e 30, njofton Pres shërbimi i komunës.
Një vendim i tillë, siç theksojnë është në kuadër të angazhimeve të tij për transparencë dhe bashkëpunim të hapur me qytetarët.
"Vendimi është pjesë e vizionit të tij për vetëqeverisje lokale më pranë qytetarëve, ku zëri i banorëve të Strugës dhe transparenca e institucioneve janë shtyllat kryesore të këtij mandati", thekson Pres shërbimi i komunës.
Prej atje theksojnë se vetëm përmes dialogut të drejtpërdrejtë mund të ndërtojnë Strugën që të gjithë e dëshirojnë.
Foto: arkivi i MIA-s