• e hënë, 20 janar 2025

Memov: Efikasiteti në punën e Fondit për SPIM për arritje të qëllimit - shfrytëzues të kënaqur të shërbimeve

Memov: Efikasiteti në punën e Fondit për SPIM për arritje të qëllimit - shfrytëzues të kënaqur të shërbimeve

Shkup, 26 nëntor 2024 (MIA) - Analiza funksionalee Fondit për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut, Raporti për proceset e ardhshme afariste, si dhe Raporti për nevojën e modernizimit të kapaciteteve teknike, janë disa nga temat për të cilat biseduan drejtori i FOndit për SPIM, Nikolla Memov me Kiril Minovskin, drejtor i Projektit për përpunim të studimit fizibiliti për Fondin për sigurim pensional dhe invalidor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, financuar nga Banka botërore.

Memov theksoi se dokumentet që ishin parashtruar pas takimit të kaluar, janë shqyrtuar hollësisht nga shërbimet në Fond në disa takime. Ai me atë rast i ka informuar drejtorin e projektit dhe bashkëpunëtorët e tij për propozimet që i ka FOndi, ndërkaq të cilat janë në drejtim të rritjes së efikasitetit të punës dhe funksionalitetit.

Minovski theksoi se vërejtjet do të sendërtohen në dokumentet përfunduese me rekomandime për implementimin e tyre, që do të kontribuojë edhe në përmirësimin e tekstit përfundimtar të Analizës funksionale dhe Raporteve.

Drejtori i Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor theksoi se të gjitha aktivitetet që do të kontribuojnë që Fondi të jetë më efikas në punë, çdoherë do të shqyrtohen me kudjes dhe do të jenë të mirëseardhura. Në atë kuptim, siç theksoi, edhe bashkëpunimi i këtij Projekti është mundësi solide që të arrihet qëllimi i dëshiruar i kryesisë së Fondit - shfrytëzues dhe të siguruar të kënaqur. ab/

Foto: Fondi për SPIM

 

QËNDRONI TË LIDHUR