• e hënë, 23 dhjetor 2024

Memorandumi për bashkpunim midis Universitetit të Shkupit dhe Ministrisë së Mbrojtjes

Memorandumi për bashkpunim midis Universitetit të Shkupit dhe Ministrisë së Mbrojtjes

Shkup, 26 janar 2024 (MIA) - Universitetit  "Shën Cirili dhe Metodi"- Shkup dhe Ministria e Mbrojtjes nënshkruan Memorandumin bashkpunimi, me të cilin studentëve u mundësohet mësimi praktik, rekomandimet për punësimin e më të mirëve në fushat me interes për mbrojtjen, dhënien e bursave për studentë të specialiteteve kritike dhe promovimin e profesionit ushtarak të studentëve të Universitetit në Shkup. Memorandumin sot e ka nënshkruar ministrja e Mbrojtjes, Sllajanka Petrovska dhe rektorja e USHCM, Biljana Angellova.

Petrovska deklaroi se janë të shumta pëfitimet për të dyja anët nga nënshkrimi i memorandumit dhe e gëzon, siç tha, që zbatimi i tij do të fillojë shumë shpejtë. Duke theksuar se arsimi është themeli mbi të cilin zhvillohet shoqëria në të gjitha sferat, ajo theksoi se memorandumi do të forcojë dhe intensifikojë më tej bashkëpunimin e mirë ndërmjet Ministrisë dhe fakulteteve të ndryshme të USHCM-së.

"Memorandumi parashikon mundësi për përfitimin e përvojës praktike për studentët të cilët do të mund të ndjekin trajnimet e njërës prej qendrave rajonale për trajtimin e dezinformimit dhe marrëdhënieve me publikun, të cilat presim që së shpejti të marrin akreditimin e NATO-s. Krahas kësaj, po hapim dyert për mësimin praktik për studentët, mirëpo dhe organizojmë forma të ndryshme të edukimit plotësues për punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes", deklaroi ministrja Petrovska pas nënshkrimit të memorandumit.

Rektorja Angellova deklaroi se me meorandumin, të dy institucionet, hapin një fushë të madhe bashkpunimi që do t'i japë USHCM-së ndikim të madh social dhe mundësi të dëshmohet me stafin më të mirë dhe, ashtu siç tha, të tregojë se po kujdeset për punësimin e studentëve të tij dhe u mundëson atyre prespektivë të mirë në vend.

"USHCM-ja si më i vjetri dhe më i madhi në vend, i mbulon të gjitha fushat shkencore. Kapacitetet dhe burimet që disponojmë mund të kontribojnë gjuthashtu në zhvillimin e mbrojtjes dhe nevojave të Ministrisë së Mbrojtjes dhe anasjelltas, atë që do të na ofrojë Ministria e Mbrojtjes praktikën e studentëve tanë dhe punësimin e studentëve më të mirë nga fushat e ndryshme shkencore, duke pasur parasysh gjerësinë e aktiviteteve që ka kjo ministri, mundësinë për të marrë pjesë në konferenca shkencore, seminare, qendra trajnimi, për të punsuarit tanë dhe për studentët tanë", tha rektorja e Universitetit në Shkup. rq/mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR