• e premte, 05 dhjetor 2025

Memorandum për bashkëpunimi në interes të drejtësisë efikase

Memorandum për bashkëpunimi në interes të drejtësisë efikase

 Shkup, 3 tetor 2025 (MIA) - Ministria e Drejtësisë, Oda e Përmbaruesve dhe Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor nënshkruan Memorandum me të cilin vendoset shkëmbim i shpejtë dhe i drejtpërdrejtë i të dhënave për debitorët që janë përfitues të pensioneve.

 

Qëllimi, siç njoftuan nga Ministria e Drejtësisë, është të sigurohet shkëmbim më i shpejtë dhe më efikas i të dhënave për debitorët dhe përfituesit e pensioneve, që do të mundësohet siguri më të madhe ligjore për qytetarët, mbrojtje të të dhënave personale dhe respektim të standardeve etike, kujdes për kategoritë më të cenuara (pensionistët me pension minimal), procedura të qarta dhe transparente, si dhe zbatim më efikas të zbatimit.

 Me Memorandumin forcohet bashkëpunimi institucional, zvogëlohen pengesat administrative dhe garantohet trajtim të drejtë dhe të ligjshëm.

Nga Ministria e Drejtësisë thonë se do të vazhdojë ta ndërtojë sistemin e drejtësisë mbi besimin, llogaridhënien dhe transparencën. 

Foto: Ministria e Drejtësisë 

 

QËNDRONI TË LIDHUR