• e premte, 05 dhjetor 2025

MEMO dha 107.666 garanca për prejardhje të energjisë elektrike

MEMO dha 107.666 garanca për prejardhje të energjisë elektrike

Shkup, 12 gusht 2025 (MIA) - Operatori nacional i tregut i energjisë elektrike - MEMO, në prill të këtij viti e vendosi me sukses Regjistrin e Garancave për prejardhje të energjisë elektrike dhe për vetëm dy muaj dha 107.666 garanca.

Siç ceket në kumtesë në ueb-faqen e Operatorit nacional, më 26 maj, MEMO zyrtarisht i dha Garancat e para për prejardhje nga burime ripërtëritëse të SHA EMV, për energji lektrike të prodhuar nga kapacitetet hidroenergjetike. Në qershor u dhanë 56.620 garanca për hidrocentrale, ndërsa në korrik - 51.046 për centrale fotovoltaike.

"Numër gjithnjë e më i madh i kompanive i bashkohen Regjistrit, që paraqet hap kyç në ndërtimin e tregut transparent dhe bashkëkohor energjetik. MEMO siguron harmonizim mes rergullativave nacionale dhe evropiane, duke mirëmbajtur sistem të sigurt dhe standard për dhënie, bartje dhe aktivizim të Garancave për prejardhje. BËhet fjalë për dokument elektronik qëllii i të cili është t'u sigurojë konsumatorëve dëshmi se një pjesë e caktuar apo një sasi e energjisë elektrike është prodhuar nga burime ripërtëritëse", saktësojnë nga Operatori nacional i tregut të energjisë elektrike. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR