• e martë, 24 dhjetor 2024

Memedi: Mavijosjet e foshnjes katërmuajshe janë bërë nga marrja e gjakut për analiza, nuk ka procedurë disiplinore për infermieren

Memedi: Mavijosjet e foshnjes katërmuajshe janë bërë nga marrja e gjakut për analiza, nuk ka procedurë disiplinore për infermieren

Shkup, 16 korrik 2024 (MIA) - Drejtori i Klinikës universitare për sëmundje të fëmijëve, Rexhep Memedi, sot, në lidhje me pretendimet për lëndime të foshnjes katërmuajshe, e cila ishte hospitalizuar në Klinikë, deklaroi se nuk ka pasur asnjë qëllim nga ana e infermierës për shkaktimin e lëndimeve, por mavijosjet në dorë janë shkaktuar nga marrja e gjakut në vena për analiza, si dhe se nuk do të ngritet asnjë procedurë disiplinore për infermieren. Paraprakisht, ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, megjithatë, deklaroi se është ngritur proces disiplinor për dy persona, prej të cilave njëra është infermiere.

"Nuk kishte absolutikisht asnjë qëllim që infermierja t'i shkaktojë lëndime, por ato hematome, gjegjësisht mavijosje në krahun e djathtë kanë ndodhur gjatë procedurës së marrjes së gjakut nga vena për analizë më 11 korrik, e cila është relizuar nga ana e dy infermiereve, pas çka njëra nga infermieret e ka fiksuar krahun e foshnjes, pjesën e sipërme të krahut dhe parakrahun, ndërsa infermierja tjetër e ka shpuar në venë. Si pasojë e presionit mekanik kanë ndodhur hematoma në pjesën e sipërme të krahut të djathtë dhe parakrahut", tha Memedi.

Kjo vjen pas pohimeve të familjes se një infermiere nga Klinika për sëmundje të fëmijëve me dhunë ka vepruar me foshnjën për shkak të intolerancës ndëretnike. Sipas Memedit, shkak për alarmimin e rastit nga ana e  prindërve është keqkuptimi mes gjyshit të fëmijës dhe infermieres, që ka ndodhur një ditë më parë. Me iniciativë të tij, prindërit e foshnjës katërmuajshe dhe infermierja janë takuar dje, pas çka, siç tha ai, e kanë ofruar dorën e pajtimit.

"Vlerësojmë se me siguri shkak për alarmimin e rastit nga ana e prindërve është një keqkuptim midis gjyshit të foshnjes dhe infermieres, që ka ndodhur më herët më 7 korrik dhe humbja e besimit të prindërve tek infermierja. Dje është realizuar takim midis prindërve të foshnjes katërmuajshe dhe infermieres. Prindërit e foshnjes u treguan të virtytshëm dhe infermierja shprehu gatishmëri për t'u dakorduar se ngjarja është më shumë rezultat i komunikimit të gabuar dhe zgjatën duart njëri tjetrit në shenjë pajtimi", tha Memedi.

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, drejtori mohoi se ndaj infermieres do të ngrit procedurë disiplinore, duke theksuar se "të gjitha paqartësitë janë zbardhur dhe nuk ka pasur qëllim të keq nga ana e infermieres dhe as nga ana e prindërve".

I pyetur se pse nuk u konsultuan me infermieren po të njëjtën mbrëmje, Memedi tha se ishte fundjavë dhe duhej të formohej një komision që do të analizonte të gjitha informacionet dhe të dhënat në lidhje me rastin.

"Ishte fundjavë, duhej të formohej një komision, të analizoheshin të gjitha informacionet dhe të dhënat. Nuk kishte absolutisht nevojë për të nxituar. Çdo nxitim nuk është në interes të së vërtetës", tha Memedi.

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, megjithatë, në një konferencë për mediat sot në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në lidhje me rastin tha se është ngritur procedurë disiplinore për dy persona, prej të cilave njëra është infermiere. Taravari siguroi se vizita në familje, pa kryer procedurë dhe kontroll, ishte e drejtë. rq/bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR