• e premte, 05 dhjetor 2025

Meloni: Italia dhe BE-ja duhet t'i rrisin shpenzimet për mbrojtje

Meloni: Italia dhe BE-ja duhet t'i rrisin shpenzimet për mbrojtje

Romë, 7 maj 2025 (MIA) – Kryeministrja e Italisë, Xhorxha Meloni deklaroi gjatë kontrollit parlamentar në Senatin italian se është patriote dhe se Italia dhe BE-ja duhet t’i rrisin shpenzimet për mbrojtje, transmetoi ANSA. 

Meloni tha se Roma do t’i rrisë shpenzimet për mbrojtje në 2 për qind të PBB-së këtë vit, në përputhje me qëllimet e vendosura të NATO-s, Sipas saj, Aleanca duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje frontit të saj jugor. Ajo theksoi se Italia tani ka politikë të qartë të jashtme dhe se ata të cilët parashikonin izolim nën udhëheqjen e qeverisë të ekstremit të djathtë gabuan. 

Meloni theksoi sa është me rëndësi që BE-ja dhe SHBA-ja të jenë të bashkuara dhe shtoi se është e gatshme ta informojë parlamentin për tensionet mes Indisë dhe Pakistanit. 

Në lidhje me Ukrainën, përsëriti se Roma gjithnjë e ka mbështetur Kievin dhe se Moska duhet të tregojë vullnet për paqe. Ajo nënvizoi se garantimi i sigurisë nuk është shërbim për SHBA-në, por “shërbim për ne”. 

Meloni shtoi se Italia e mbështet planin e vendeve arabe për paqe në Lindjen e Mesme dhe për rinovimin e Gazës, i shoqëruar me zgjidhje me dy shtete. 

“Në Lindjen e Mesme, ne vazhdojmë të punojmë drejt një ndërprerjeje përfundimtare të armiqësive dhe po ndjekim dhe mbështesim nga afër punën e vendeve arabe”, deklaroi kryeministrja italiane. “Vendet arabe janë një faktor kyç në zgjidhjen përfundimtare të konfliktit. Ato ofruan një plan të realizueshëm për rindërtimin e Gazës dhe një kornizë për paqen dhe sigurinë, e cila sipas mendimit tonë duhet të përfshijë një perspektivë me dy shtete”, shtoi Meloni.

“Duhet të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë që të shmangim luftë tregtare ndërmjet Italisë dhe SHBA-së”, deklaroi Meloni lidhur me doganat. Ajo theksoi se blerja e gazit të lëngshëm natyror nga SHBA-ja “nuk është shërbim për (Donald) Trampin”, sepse Italia tashmë e ka blerë edhe gjatë kohës së mandatit të Xho Bajden. 

Kryeministrja shtoi se qeveria e saj i ka vendosur marrëdhëniet me Kinën në “bazë të re” dhe paralajmëroi vizitë në Rajonin Indian – Paqësor. fc/

Foto: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR