• e hënë, 23 dhjetor 2024

Meloni: Beogradi dhe Prishtina të ndërmarrin hapa në lidhje me zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara

Meloni: Beogradi dhe Prishtina të ndërmarrin hapa në lidhje me zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara

Bruksel, 26 tetor 2023 (MIA) - Kryeministrja e Italisë, Xhorxha Meloni deklaroi se presidenti francez Emanuel Makron, kancelari gjerman Olaf Sholc dhe ajo kanë bërë thirrje për zbatimin e marrëveshjeve tashmë të arritura në takimet e sotme me liderët e Serbisë dhe Kosovës.

“Kërkuam nga dy liderët që të ndërmarrin hapa përpara në drejtim të zbatimit të marrëveshjeve të arritura në vitet dhe muajt e fundit”, tha Meloni pas takimeve të veçanta të liderëve të BE-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Vuçiq dhe Kurti sot në Bruksel kanë biseduar ndaras me kryetarin e Këshillit Evropian Sharll Mishell, shefin e diplomacisë evropiane Zhozep Borrell, përfaqësuesin special të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajcak dhe liderët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë, Emanuel Makron, Olaf Sholc dhe Xhorxha Meloni.

"Shpresojmë për përparim, deklaroi Meloni para se të mbërrinte në Samitin e BE-së. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR