Mela: Me një program të mirë ekonomik do ta pengojmë zbrazjen e Dibrës
- Kandidati i VLEN-it për Komunën e Dibrës, Fisnik Mela, në një intervistë për Alsat-M ka folur për mënyrën se si e parasheh ndalimin e zbrazjes së qytetit të Dibrës. Mela, premton që përmes një programi të mirë ekonomik do të mundësonte që të rinjtë dhe të rejat të qëndrojnë në Dibër.
- Post By Fami Bajrami
- 12:44, 9 tetor, 2025
Shkup, 9 tetor 2025
Kandidati i VLEN-it për Komunën e Dibrës, Fisnik Mela, në një intervistë për Alsat-M ka folur për mënyrën se si e parasheh ndalimin e zbrazjes së qytetit të Dibrës. Mela, premton që përmes një programi të mirë ekonomik do të mundësonte që të rinjtë dhe të rejat të qëndrojnë në Dibër.
“Padyshim që emigracioni është një ndër problemet kryesore për qytetin e Dibrës. Dhe ky fenomen është prezent në dekadat e fundit, dhe jo vetëm në vitet e fundit. Shkaqet për të cilat dibranët janë larguar nga vendi i tyre janë të ndryshme. Kurse, ne, në programin tonë parashohim që t’i shfrytëzojmë të gjithë resurset e mundshme të Dibrës dhe të rrethit të saj. Duke e implementuar një program shumë të mirë ekonomik dhe stabil”, deklaroi Mela.
Do të ketë mbështetje reale institucionale për bizneset e Dibrës
Mela ka folur për mënyrën se si e parasheh mbështetjen dhe zhvillimin e bizneseve.
Ai thekson se do të parashihen subvencionime të ndryshme, por edhe mbështetje reale institucionale për të gjitha bizneset e Dibrës.
“Fillimisht kemi paraparë ndërtimin e Qendrës Rinore e cila do të mundëson lehtësimin për bizneset e reja, kryesisht në fushën e shërbimeve të inovacionit. Por, në të njëjtën kohë do të kemi edhe subvencione të ndryshme për kategoritë tjera të bizneseve. Dhe gjithashtu shumë e rëndësishme është se do të kemi mbështetje reale institucionale për të gjithë këto biznese ”, deklaroi Mela.
Do të zgjidhim përfundimisht problemin me ujin e pijshëm në Dibër dhe në rajon!
Mela ka premtuar se përfundimisht do ta zgjidh problemin me ujin e pijshëm në Dibër dhe në rajon.
“Uji i pijshëm është problemi kryesor i cili më së shumti haset gjatë stinës së verës. Në Dibër dhe në rajon. Ku realisht Dibra ka një kapacitet për mbi 25.000 banor. Kurse tani ka një popullatë prej 10.000 banorëve dhe kemi mungesë të ujit të pijshëm. Si zgjidhje e këtij procesi, ne fillimisht do të fillojmë me mapimin e rrjetit aktual të ujësjellësit. Nga ekspertët e ndryshëm të fushës. Dhe me nisjen e e zbatimit sistematik të kësaj problematike”, deklaroi ai.
Dibra ka objekte shkollore, por keqmenaxhimi i ka dëmtuar
Kandidati i VLEN-it për Komunën e Dibrës, Fisnik Mela ka premtuar se përfundimisht do ta zgjidh problemin me keqmenaxhimin me shkollat e Dibrës.
“Patjetër që edhe arsimi është një cështje shumë problematike në qytetin tonë. Sa i përket objekteve, ka një numër të mjaftueshëm të objekteve. Të cilat, në pamje duken shumë të mira, por në realitet kushtet në të cilat i hasim ato shkolla, higjiena, ngrohja gjatë stinës së dimrit, pajisja për laboratori, etj, janë një mungesë shumë e madhe, e cila është direkt e lidhur me keqmenaxhimin që është bërë këto vitet e fundit. Ne shpresojmë që me një menaxhim të mirë dhe të mirëfilltë ta rregullojmë këtë çështje, të kemi masa stimuluese, bursa për studentët më të mirë”, deklaroi Mela.
VLEN