Mela inspektoi nga afër punimet që zhvillohen në segmentin e rrugës Dibër–Mavrovë
- Kryetari i Komunës së Dibrës, Fisnik Mela ka inspektuar nga afër punimet që zhvillohen në segmentin e rrugës Dibër–Mavrovë, në afërsi të Banjave të Kosovrastit të cilat po realizohen nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, respektivisht nga ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë”.
- Post By Fami Bajrami
- 15:09, 27 nëntor, 2025
Dibër, 27 nëntor 2025 (MIA)- Kryetari i Komunës së Dibrës, Fisnik Mela ka inspektuar nga afër punimet që zhvillohen në segmentin e rrugës Dibër–Mavrovë, në afërsi të Banjave të Kosovrastit të cilat po realizohen nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, respektivisht nga ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë”.
"Në këtë pjesë të rrugës ishte paraqitur një problem serioz me hapjen e një grope e cila kishte dëmtuar infrastrukturën rrugore dhe kishte krijuar rrezik për qarkullimin. Ekipet profesionale të “Rrugët e Maqedonisë” kanë ndërhyrë me prioritet për sanimin e problemit, mbushjen e gropës, vendosjen e shtresave mbështetëse dhe rikthimin e funksionalitetit të rrugës", informon Pres shërbimi i komunës.
Mela u informua për dinamikën e punimeve dhe shprehu vlerësimin e tij për angazhimin institucional që po i kushtohet këtij segmenti të rëndësishëm rrugor i cili shërben si nyje lidhëse për banorët e zonës.

"Komuna e Dibrës do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me institucionet kompetente shtetërore për të adresuar në kohë çdo problematikë infrastrukturore dhe për të garantuar siguri dhe cilësi më të lartë në qarkullimin rrugor", ka thënë Mela.
Foto: Komuna Dibër