Mela: Garantoj që brenda katër viteve, problemi i ujit të pijshëm në Dibër do të zgjidhet
- Fisnik Mela, kandidat i Koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Dibrës, mori pjesë në Debat përnime te gazetarja Jeta Xharra, së bashku me kundërkandidatin e tij nga radhët e AKI, Ilirijan Fetahu.
- Post By Fami Bajrami
- 12:38, 17 tetor, 2025
Shkup 17 tetor 2025
Fisnik Mela, kandidat i Koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Dibrës, mori pjesë në Debat përnime te gazetarja Jeta Xharra, së bashku me kundërkandidatin e tij nga radhët e AKI, Ilirijan Fetahu.
Mela garantoi se brenda mandatit katërvjeçar, problemi i ujit të pijshëm në qytetin e Dibrës do të marrë zgjidhje të plotë.
“Garantoj se brenda katër viteve, ky problem do të zgjidhet me mbështetjen e fuqishme të pushtetit qendror, konkretisht nga Ministria e Ekologjisë. Fillimisht do të nisemi me një projekt fizibiliteti dhe hartëzim të detajuar, në bashkëpunim me ekspertët e fushës, për të ndjekur më pas zgjidhjen sistematike në disa faza.
Ashtu siç e përmendi edhe Ilirijani, për fat të keq, rreth 80% e ujit humbet ose nuk faturohet. Dibra ka pasur kapacitet ujësjellësi për 25.000 banorë, që nga koha kur është ndërtuar sistemi, ndërkohë që sot ka rreth 10.000 banorë dhe ende përballet me mungesë të ujit të pijshëm gjatë sezonit të verës,” deklaroi Mela.
Ky është plani im për Dibrën!
Fisnik Mela, kandidat i Koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Dibrës, ka marrë pjesë në Debat përnime te gazetarja Jeta Xharra, me kundërkandidatin e tij nga radhët e AKI, Ilirijan Fetahu.
Mela ka shpalosur pjesë të programit të tij dhe të koalicionit VLEN për qytetin e Dibrës.
“Platforma jonë është e bazuar në anketa dhe analiza me qytetarë dhe me ekspertë të ndryshëm nga qyteti i Dibrës. Dhe është e bazuar kryesisht në shtatë shtylla.
Shtylla numër një është shërbimi publik, duke filluar nga pastërtia, uji i pijshëm, ndriçimi publik, deponia e qytetit, menaxhimi i parkingut dhe parqeve.
Vazhdojmë me arsimin dhe rininë, ku do të ndërtojmë një Qendër Rinore Inovative dhe gjithashtu do të bëjmë menaxhim të mirëfilltë të institucioneve arsimore.
Vazhdojmë me infrastrukturën, ku kemi rikonstruksion të rrugëve, hapje të bulevardeve dhe përfundimin e sistemit të vaditjes.
Vazhdojmë me shtyllën numër katër, ekonominë dhe turizmin, ku kemi plan dhe strategji afatgjatë për turizëm dhe zhvillim ekonomik, duke filluar me info qendrën e turizmit.
Vazhdojmë me kulturë dhe sport, ku kemi terrene sportive multifunksionale, pishinë të mbyllur dhe institucionalizimin e Festivalit të Dibrës.
Vazhdojmë me politikën sociale, ku kemi programe të ndryshme sociale dhe qendër ditore për fëmijët.
E fundit është digjitalizimi, inovacioni dhe transparenca, ku kemi një komunë me shërbime transparente, digjitale dhe moderne”, deklaroi Mela.
Dibra ka potencial të madh turistik që nuk po shfrytëzohet
Fisnik Mela, kandidat i Koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Dibrës, mori pjesë në Debat përnime te gazetarja Jeta Xharra, së bashku me kundërkandidatin nga radhët e AKI, Ilirijan Fetahu.
Gjatë debatit, Mela theksoi se Dibra ka një potencial të jashtëzakonshëm për turizëm, por që ky potencial fatkeqësisht nuk po shfrytëzohet.
“Dibra është ndoshta i vetmi qytet në rajon që ka dy lumenj, një liqen, malin e Korabit, gjysma e territorit është kodrinor, gjysma malor, posedon dy banja termale dhe gjendet në pikë kufitare – dhe megjithatë, nuk ka turizëm të zhvilluar. Kjo është për të ardhur keq.
E vetmja pjesë ku kemi zhvillim të dukshëm është turizmi shëndetësor, përkatësisht banjat, të cilat vetë kanë investuar dhe promovuar industrinë e tyre. Sa u përket pikave të tjera turistike që përmendi edhe Ilirijani, është e vërtetë që ka shumë potencial, por pa një plan të qëndrueshëm strategjik për turizmin, nuk mund të nisim asgjë.
Nuk kemi qendra informuese, nuk kemi guida turistike. Kemi pasur raste në pranverë dhe verë, kur turistë me biçikleta, motoçikleta apo në grupe të ndryshme vetëm kalojnë pa u ndalur, sepse nuk kanë asnjë orientim, asnjë informacion që t’i drejtojë drejt qytetit tonë.
Sa i përket bujtinave dhe strukturave të tjera pritëse, gjithçka lidhet me Planin Gjeneral Urbanistik dhe me Strategjinë Afatgjate për Zhvillim të Qëndrueshëm të Turizmit,” deklaroi Mela.