• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mekarti nuk e lejoi Zelenskin të flasë para Kongresit amerikan

Mekarti nuk e lejoi Zelenskin të flasë para Kongresit amerikan

Uashington, 21 shtator 2023 (MIA) - Kryetari i Dhomës përfaqësuese të Kongresit amerikan, Kevin Mekarti sot kumtoi se nuk e ka lejuar presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski të flasë para kongresistëve.

Ai tha se nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për fjalim të presidentit ukrainas për shkak se ishin tejet të zënë, transmetoi televizioni amerikan En-Bi-Si.

Mekarti përkujtoi se Zelenski tashmë ka folur para Kongresit gjatë vizitës së tij të kaluar në Uashington në dhjetor të vitit 2022.

Zelenski sot arriti në Uashington në bisedime me kongresistë, posaçërisht me republikanët, të cilët tashmë e kundërshtojnë dërgimin e ndihmës shtesë për Ukrainën.

Pas takimeve me ta, presidenti ukrainas në Shtëpinë e Bardhë do të takohet me presidentin amerikan, Xho Bajden. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR