• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mekanizmat për sanksione të SHBA-së janë instrument i rëndësishëm në luftën tonë me korrupsionin, porositi Osmani

Mekanizmat për sanksione të SHBA-së janë instrument i rëndësishëm në luftën tonë me korrupsionin, porositi Osmani

Shkup, 28 mars 2023 (MIA) - E drejtë e Qeverisë së SHBA-së, e cila ka më shumë mekanizma për sanksionim, është që të ndërmarrë masa ndaj atyre që e rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajon, nuk i respektojnë Marrëveshjen e Ohrit dhe të Prespës dhe të cilët janë të përfshirë në krim të organizuar dhe korrupsion, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

"Ato mekanizma janë instrument shumë i rëndësishëm i cili është komplementar me luftën tonë kundër korrupsionit. SHBA-ja e ka të gjithë mbështetjen tonë dhe kërkesën që të na ndihmojë në përballjen me korrupsionin dhe krimin e organizuar, si një nga rreziqet më kryesore për standardin e qytetarëve, por edhe për stabilitetin e vendit", theksoi Osmani në konferencën e sotme për media gjatë takimit të ministrave të Nismës "SHBA - Karta e Adriatikut" duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se a është i njohtuar se cilat personalitete në vend do të gjenden në "listën e zezë" më të re të SHBA-së të cilët janë mjet i sanksioneve. 

I pyetur për koment për akuzat e opozitës për krim dhe korrupsion gjatë lidhjes së marrëveshjes nga ana e NP për Rrugë Shtetërore, Osmani deklaroi se nuk është korrekte të nxirren konkluzione pa u dëgjuar të dyja palët.

"Mendoj se hapi i ardhshëm do të duhej të jetë drejtori, gjegjësisht ndërmarrja të prononcohet. Nëse pas këtij prononcimi mbetet dilema e pazgjidhur atëherë do të komentoj. Mendoj se sot është dita kur ndërmarrja duhet ta thotë të vërtetën e saj, sepse nga titujt e marrëveshjeve, nga titujt e kumtesave të partive politike nuk është e mjaftueshme të nxirret konkluzion që të mund të komentojë MPJ", shtoi Osmani.

VMRO-DPMNE-ja dje akuzoi se drejtori i NP për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, i cili është kuadër i BDI-së, ka lidhur marrëveshje për kositjen e barit, krasitjen e degëve dhe prerjen e pemëve përgjatë rrugës me një firmë nga fshati Çellopek i Kërçovës në vlerë prej mbi dy milionë euro, të cilën partia e vlerësoi si "shembull flagrant për krim dhe korrupsion". fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR