• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Mejer: Secili prej jush duhet të demonstrojë se është lodhur nga korrupsioni

Mejer: Secili prej jush duhet të demonstrojë se është lodhur nga korrupsioni

Shkup, 20 shtator 2023 (MIA) - Përfaqësuesit e 36 ndërmarrjeve publike nga rajoni planor  Lindor, i Shkupit, i Pellagonisë dhe i Pollogut sot në Shkup nënshkruan Deklaratën  për praktika antikorruptuese dhe politika në ndërmarrjet publike.

Bëhet fjalë për një projekt të realizuar në suaza të projektit "Inkurajimi i një mjedisi të mundësuar për paraqitje të korrupsionit në ndërmarrjet publike", të realizuar me mbështetje financiare nga Ambasada e SHBA-së. 

Erik Mejer, zëvendësshefi i misionit të Ambasadës së SHBA-në në Shkup, në fjalim para nënshkruesve të Deklaratës theksoi se janë të gabuara tendencat për korrupsionin të flitet si për ndonjë infeksion ose sëmundje.

"Mund të jesh pak i sëmurë, por jo pak i korruptuar. Kur përshkruajmë dëmin e shkaktuar në shoqëri nga korrupsioni, flasim për dëmtimin e institucioneve dhe ngadalësimin e progresit. Jo. Korrupsioni është si një eskavator që shkatërron gjithçka që i qëndron në rrugë. Edhe kur ekziston në mjedise të vogla, ajo minon themelet e shoqërisë në tërësi", tha ai.

Majer theksoi se u takon qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që të merren vetë me korrupsionin, në çdo nivel, nga politikanët, përmes administratës publike e deri te biznesmenët dhe së fundi mes tyre.

Duke parë nëpër gishta apo duke e kthyer kokën në aktivitetet më të vogla korruptuese, qytetarët e Maqedonisë së Veriut rrezikojnë të sabotojnë të ardhmen e vendit të tyre dhe brezave të ardhshëm.

"Ne u nisëm nga supozimi se ndërmarrjet publike vendore, duke pasur parasysh burimet e kufizuara, do të kenë mundësi të kufizuara për të vepruar në raportet e korrupsionit, theksoi prof. dr. Darko Spasovski nga Fakulteti Juridik "Justiniani i Parë", duke theksuar se edhe ndërmarrjet e mëdha kanë sfidë në arritjen e një sistemi funksional për transparencë dhe llogaridhënie.

Në suaza të projektit për periudhën prej tre vitesh nga viti 2020 janë analizuar 44 ndërmarrje publike. Është konfirmuar se vetëm tre ndërmarrje publike kanë marrë informacione për aktivitetet korruptuese nga informatorët.

Në suaza të projektit më të gjërë janë zbatuar katër trajnime me të punësuarit në nivel më të ulët në ndërmarrjet publike, me qëllim që të konfirmohet se si sistemi funksionon në praktikë dhe në cilën mënyrë të punësuarit i kryejnë obligimet e përditshme.

"Teksti i deklaratës së sotme doli nga ajo që u zbulua. Në tekstin e deklaratës e vendosim atë që nuk funksionon, që drejtorët dhe drejtuesit e ndërmarrjeve të angazhohen që në të ardhmen të përmirësojnë atë që është konstatuar si dobësi e sistemit", tha Spasovski.

Për ndërmarrjet e vogla vendore, si dobësi janë regjistruar në kufizimin e burimeve bazë, në disa prej tyre ato punojnë pa pajisje standarde minimale. Si problem tregohet edhe mungesa e ambienteve të përshtatshme për personat që marrin informacione nga informatorët, gjë që është shumë e rëndësishme kur bëhet fjalë për marrjen e informacionit për aktivitete korruptuese.

"Nëse dikush dëshiron të raportojë korrupsionin, ndërsa në zyrë janë disa persona, nuk do të ketë lirinë të paraqesë zbulimin e tij. Nëse personi përgjegjës për marrjen e raportimit është vetëm në zyrë atëherë do të kemi edhe liri më të madhe për raportuesin. Duket vetëm si standard teknik, por është edhe thelbësisht i rëndësishëm", theksoi Spasovski.

Një numër i madh i ndërmarrjeve nuk i përmbushin standardet teknike, vetëm 19 nga 44 ndërmarrje publike kanë një person përgjegjës për pranimin e informatorëve, madje 60 për qind e ndërmarrjeve nuk kanë uebfaqe të tyre.

Gatishmëri për t'iu bashkuar projektit kanë shprehur edhe ndërmarrjet publike nga rajonet tjera të vendit, duke përfshirë edhe komunat e Ohrit, Strugës, Kavadarit, Kumanovës dhe Strumicës. sa/

foto/MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR