• e diel, 22 dhjetor 2024

Mehmedoviq: Nuk ekziston dëshmi relevante se vaksinat shkaktojnë autizëm

Mehmedoviq: Nuk ekziston dëshmi relevante se vaksinat shkaktojnë autizëm

Shkup, 12 dhjetor 2023 (MIA) - Nuk ekziston dëshmi relevante se vaksinat shkaktojnë autizëm, deklaroi sot dr.Zllate Mehmedoviq, zëdhënës i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, pas brifingut me gazetarët, në të cilin ishin prezantuar të dhëna për situatën, përfshirjen dhe përfitimet e vaksinimit MRP në vend.

Në pyetjen për mjekët të cilët i këshillojnë prindërit kundër vaksinimit, Mehmedoviq u përgjigj se pikërisht për këtë janë edhe takimet me gazetarët, që bashkë me personat medicinal, të kontribuojnë drejt informimit të duhur të publikut.

Mjekja primarius, Ljiljana Kojiq, pediatre specialiste në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve, ka folur për komplikacionet që mund të shfaqen pas kalimit të fruthit. Në një deklaratë për mediat, ajo ka treguar se në përvojën e mëparshme të punës ka pasur raste të 11 fëmijëve me spektër autik të cilët nuk janë vaksinuar, ndaj ka theksuar se në rastin e tyre nuk mund të ketë lidhje me vaksinimin. Prindërit që duan të vaksinojnë fëmijët e tyre që janë alergjikë këshillohen të kontaktojnë Repartin e Imunologjisë në Klinikën për Sëmundjet e Fëmijëve.

Mjekja Kristina Stavridis, epidemiologe nga Instituti i Shëndetit Publik, përkujtoi se këtë vit ishte regjistruar vetëm një rast i lisë së vogël te një foshnje 13 muajshe e pavaksinuar nga Sveti Nikolla, ku përfshirja me vaksinë ishte mbi 98 për qind, që ka kontribuuar që të mos paraqitet epidemi.

Siç përkujtojnë nga Reparti për Imunizim dhe sëmundjet e parandalueshme me vaksina pranë Institutit të Shëndetit Publik në shtet, epidemia e fundit e lisë së vogël ishte në vitin 2019 me gjithsej 1.901 njerëz të sëmurë.

Fjalim të saj para gazetarëve kishte edhe përfaqësuesja e UNICEF-it, Patricia DiXhovani. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR