Medvedev: Zelenski e pranoi se dy operacionet e para "Majdan" ishin grusht shtet
- Zëvendëskryetari i Këshillit për Siguri të Rusisë, Dmitrij Medvedev sot deklaroi se vetë emri i operacionit "Majdan-3" për të cilin lideri ukrainas Vollodimir Zelenski e akuzoi Rusinë se e përgatit, do të thotë njohje e Kievit se dy operacionet e para Majdan ishin grusht shtet.
- Post By Sara Ademi
- 18:25, 17 nëntor, 2023

Moskë, 17 nëntor 2023 (MIA) - Zëvendëskryetari i Këshillit për Siguri të Rusisë, Dmitrij Medvedev sot deklaroi se vetë emri i operacionit "Majdan-3" për të cilin lideri ukrainas Vollodimir Zelenski e akuzoi Rusinë se e përgatit, do të thotë njohje e Kievit se dy operacionet e para Majdan ishin grusht shtet.
"Shefi i Banderostanit tha se Rusia përgatit operacionin "Majdan-3" në Kiev për ta mënjanuar. Mallkuar..I ngatërroi të gjitha letrat. Ajo që vlen të përmendet është se vetë emri i planit "Majdan-3" do të thotë njohje nga Kievi se dy Majdanët e parë nuk ishin asgjë më shumë se grusht shtet", shënoi Medvedev në rrjetin social VKontakte, transmeton RIA Novosti.
Paraprakisht Blumberg publikoi se Zelenski ka frikë se në Ukrainë përgatitet "Mejdan" i ri. Ai e akuzoi Rusinë se bën përpjekje për "kaos" dhe të organizojë fushatë për dezinformata "Majdan 3" për ta larguar nga funksioni. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s