• e premte, 05 dhjetor 2025

Medvedev: Ukraina paguan me burime për ndihmën amerikane

Medvedev: Ukraina paguan me burime për ndihmën amerikane

Moskë, 2 maj 2025 (MIA) - Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitri Medvedev, e kritikoi ashpër marrëveshjen e re midis SHBA-së dhe Ukrainës, duke e quajtur atë një mënyrë për të detyruar Kievin të shlyejë ndihmën ushtarake amerikane me burimet e veta natyrore.

“Tramp më në fund i ka bërë presion regjimit të Kievit që të paguajë me minerale. Ukraina - një vend i cili po zhduket - tani duhet të përdorë pasurinë e saj kombëtare për të mbuluar shpenzimet për armë”, shkroi Medvedev në Telegram, transmetoi TASS. 

Kremlini ende nuk ka komentuar zyrtarisht PËR marrëveshjen e paraqitur nga administrata e Presidentit Donald TrAmp si zëvendësim për financimin e drejtpërdrejtë ushtarak.

Ukraina e ka pranuar marrëveshjen si një investim afatgjatë, veçanërisht pasi Trampi paralajmëroi një reduktim të pranisë ushtarake amerikane jashtë vendit.

Sipas mediave ruse, marrëveshja i siguron Amerikës qasje prioritare në mineralet e Ukrainës dhe investime në rindërtim. ls/

Foto: Arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR