Mediumet egjiptiane: Në Kajro në vijim janë bisedime të ndërmjetësuesve me Hamasin për Gazën
- Mediumet shtetërore egjiptiane sonte njoftuan se ndërmjetësues nga Katari, SHBA-ja dhe Egjipti kanë takim në Kajro me një delegacion të Hamasit në përpjekjet më të reja për armëpushim në Gazë.
- Post By Besnik Shuki
- 21:06, 7 maj, 2024

Kajro, 7 maj 2024 (MIA) - Mediumet shtetërore egjiptiane sonte njoftuan se ndërmjetësues nga Katari, SHBA-ja dhe Egjipti kanë takim në Kajro me një delegacion të Hamasit në përpjekjet më të reja për armëpushim në Gazë.
"Delegacioni nga Katari dhe SHBA-ja i vazhdojnë bisedimet me delegacionin egjiptian dhe me atë të Hamasit", njoftoi Al Kahera njuz, ueb faqe e lidhur me shërbimet egjiptiane të zbulimit, duke cituar "një funksionar të lartë". Në raport nuk përmendet pjesëmarrja e Izraelit në bisedime, njoftuan mediumet franceze. bsh/