• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Mediume: NATO po përgatit korridore për transferimin e forcave amerikane në Evropë

Mediume: NATO po përgatit korridore për transferimin e forcave amerikane në Evropë

Londër, 4 qershor 2024 (MIA) - NATO po përgatit disa korridore tokësore përmes të cilave trupat dhe pajisjet amerikane do të mund të arrijnë shpejt në frontin në Evropë në rast të konfliktit me Rusinë, shkruan Telegrafi britanik, duke cituar burime.

Gazeta thekson se trupa amerikane do të mbërrijnë në Evropë përmes një prej pesë porteve evropiane, nga ku do të lëvizin përgjatë rrugëve logjistike të planifikuara paraprakisht. Planet ekzistuese kërkojnë që trupat amerikane të zbarkojnë në portet holandeze përpara se të hipin në trenat që do t'i çojnë ata nëpër Gjermani për në Poloni.

Në atë rast, ushtarët amerikanë do të dërgoheshin në portin në Roterdam para se të transportohen në lindje, shkruan Telegraf.

Sipas informacioneve, është planifikuar të angazhohen edhe porte në Itali, Greqi dhe Turqi.

Shefi i komandës logjistike të NATO-s, Aleksandar Solfrank, për Telegrafin deklaroi se kur analizohet lufta ruse në Ukrainë, mund të shihet se Rusia ka sulmuar bazat logjistike të Ukrainës.

"Kjo duhet të çojë në përfundimit se është e qartë se bazat e mëdha logjistike siç i njohim nga Afganistani dhe Iraku nuk janë më të mundshme, sepse ato do të sulmohen dhe shkatërrohen shumë herët në konflikt", tha Solfrank. ls/ 

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR