Mediat shqiptare: Maqedonia e Veriut me qeveri të re, Xhaferi Mickoskit i dëshiroi punë të suksesshme dhe efikase në interes të të gjithë qytetarëve
- - Mediat shqiptare i kushtuan hapësirë të veçantë zgjedhjes së Qeverisë së re, si dhe aktit të pranim-dorëzimit të funksionit nga ana e Talat Xhaferit kryeministrit të ri Hristian Mickoski.
- Post By Fitore Curri
- 13:08, 24 qershor, 2024
Tiranë, 24 qershor 2024 (MIA) - Mediat shqiptare i kushtuan hapësirë të veçantë zgjedhjes së Qeverisë së re, si dhe aktit të pranim-dorëzimit të funksionit nga ana e Talat Xhaferit kryeministrit të ri Hristian Mickoski.
"Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut u zgjodh me 77 vota", "Hristijan Mickoski kryeministri i 13-të i qeverisë së 20-të të Maqedonisë së Veriut", "Qeveria e re maqedonase me më shumë ministra se ajo e mëparshme", "Xhaferi ia dorëzoi funksionin Mickoskit dhe i uroi punë të suksesshme dhe efikase në interes të të gjithë qytetarëve"... janë vetëm disa nga titujt në media.
"Në Kuvendin e Maqedonisë mbrëmë është votuar Qeveria e re, e udhëhequr nga Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO DPMNE- fitues i zgjedhjeve të përgjithshme të 8 majit. Ekzekutivi i ri ka gjithsej 24 ministri, katër më shumë se qeveria e mëparshme. Në koalicion me VMRO-në është edhe koalicioni VLEN, i përbërë nga partitë shqiptare si dhe partia ZNAM, me ish anëtarë të Lidhjes Socialdemokrate. Këto forca politike së bashku kanë 78 deputetë nga gjithsej 120 sa numëron shtëpia ligjvënëse", bën me dije Top Çenëll.
Televizioni transmeton një artikull të veçantë për aktin e pranim-dorëzimit të funksionit me titull "Talat Xhaferi ia dorëzoi funksionin Mickoskit: Partitë të jenë të hapura për bashkëpunim për prioritetet e shtetit".
Xhaferi, kryeministri i parë shqiptar, shtohet, i dëshiroi sukses Mickoskit në detyrën e tij, gjatë kësaj duke theksuar se "zgjedhjet e lira, korrekte dhe demokratike janë vlerë e shtuar në integrimin evropian".
"I urova punë të suksesshme dhe efikase në interes të të gjithë qytetarëve. I theksuam zgjedhjet e lira, korrekte dhe demokratike si vlerë e shtuar e euro integrimeve. Shpreha shpresë se subjektet politike do të tregojnë nivel të lartë të vetëdijes politike dhe do të jenë të hapur për bashkëpunim për prioritetet strategjike të shtetit", qëndron në publikimin e Xhaferit, të cilën e transmeton televizioni.
Mediat përcjellin edhe një pjesë të porosisë së Mickovskit, ndërsa theksojnë se duke e shpallur seancën "historike", Mickovski në mandatin e tij të parë si kryeministër, u tha deputetëve se është koha që "të përveshin mëngët dhe të fillojmë të zgjidhim problemet në vend".
"Deputetët e Maqedonisë së Veriut votuan qeverinë e re të kryeministrit Hristijan Mickoski, të dominuar nga nacionalistët, partia e të cilëve fitoi zgjedhjet e përgjithshme në maj, bazuar në zemërimin e votuesve për ritmin e ngadaltë të integrimit në Bashkimin Evropian", vlerëson Ora Njuz.
Televizioni ABC njuz në hollësi transmeton për numrin e ministrave, si dhe atë kush dhe nga cila parti, do t'i udhëheqë ministritë.
Një pjesë e mediave lënë hapësirë edhe për, siç bëjnë të ditur, reagimin e Athinës zyrtare, e cila ka porositur se "instistimi të mos e përdorë emrin kushtetues, është shkelje flagrante e Marrëveshjes së Prespës". fc/