• e premte, 05 dhjetor 2025

Mediat: Reali do të bojkotojë ceremoninë e ndarjes së "Topit të Artë"

Mediat: Reali do të bojkotojë ceremoninë e ndarjes së

Londër, 22 shtator 2025 (MIA) - Gjiganti spanjoll Real Madrid ka marrë vendim ta bojkotojë ceremoninë e sotme në Paris për ndarjen e "Topit të Artë" për lojtarin më të mirë të sezonit të kaluar, publikoi sot "Atletik". 

Sipas burimit të njëjtë, vendimi është marrë nga kryetari i klubit, Florentino Perez, ndërsa lidhet me faktin se sulmuesi i Realit, Vinisius Zhunior, nuk e fitoi çmimin vitin e kaluar. Vinisius në ceremoninë e vitit të kaluar përfundoi i dyti në votim për çmimin prestigjioz, pas mesfushorit të Mançester Sitit dhe Spanjës, Rodri. 

Gjithsej shtatë përfaqësuesish të Real Madridit ishin midis të nominuarve për çmimin e lojtarit më të mirë për vitin 2024, ndërsa trajneri i atëhershëm i Real Madridit, Karlo Ançeloti, u shpall trajneri më i mirë. 

Ceremonia e ndarjes së çmimeve "Topi i Artë" për vitin 2025 do të zhvillohet sonte në Paris me fillim nga ora 20, ndërsa midis të nominuarve janë tre lojtarë nga radhët e Real Madridit: Xhud Belingem, Kilian Mbape dhe Vinisius. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR