• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mediat perëndimore: Pasiguri politike në Francë pas fitores së bllokut të majtë

Mediat perëndimore: Pasiguri politike në Francë pas fitores së bllokut të majtë

Paris, 8 korrik 2024 (MIA) - Mbështetësit e së majtës u tubuan në rrugët e qyteteve franceze nga Parisi deri në Marsej, pasi "Fronti i ri popullor" i majtë fitoi në zgjedhje, shkruan gazeta franceze "Mond".

Njëkohësisht, aktivistët dhe simpatizantët e "Tubimit kombëtar" shprehin dëshpërim dhe thonë se zgjedhjet u ishin marrë, pasi që të gjitha anketat parashikonin fitore të formacionit të ekstremit të djathtë të Marin Le Pen.

Gazeta britanike "Gardian" parashikon bllokadë politike në Francë, duke theksuar se asnjë parti nuk ka fituar shumicën. Kryeministri Gabriel Atal tashmë dha dorëheqje. 

Presidenti brazilian Luis Ignasio Lula da Silva i përshëndeti rezultatet e "Frontit të ri popullor", duke bërë të ditur se është "shumë i lumtur" nga "demonstrimi i madhështisë dhe pjekurisë", pas bashkimit të forcave politike të majta dhe të djathta që të parandalojnë zgjedhjen e ekstremit të djathtë.

Gazeta "Telegraf" gjithashtu pret situatë të ndarë politike dhe parlament, që e vendos vendin në pasiguri. Të tre blloqet kryesore nuk i kanë 289 deputetët e nevojshëm për kontroll të Asamblesë Kombëtare 577 anëtarëshe.

Marin Le Pen, për të cilën besohet se mendon për kandidaturën e katërt presidenciale, deklaroi se zgjedhjet i vendosën themelet për "fitoren e nesërme".

Gazeta franceze "Figaro" i përshkruan rezultatet nga zgjedhjet si "befasi e madhe dhe kërcim të vërtetë në të panjohur", me bllokun e majtë i cili do të fitojë ndërmjet 187 dhe 198 deputetë, që është më shumë se 151 deputetë para dy viteve. 

Koalicioni rreth presidentit Emanuel Makron Makronistët fiton ndërmjet 161 dhe 169 deputetë, që është rezultat më i mirë nga hulumtimet e fundit të mendimit publik. Progres më të madh arriti formacioni i Le Pen, me ndërmjet 135 dhe 143 deputetë, në krahasim me 89 në zgjedhjet e kaluara. 

Partia e djathtë "Republikanët" fiton 63 deputetë, që është për vetëm dy më shumë se rezultati i kaluar. 

Ky rezultat përfaqëson humbje për presidentin Emanuel Makron, i cili para disa muajve vendosi ta shpërbëjë Asamblenë Kombëtare pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet evropiane. 

Sipas politikologut Benxhamen Morel, para Makronit hapen dy skenarë: të bëjë hap në të majtë që të formojë shumicë të improvizuar ose të emërojë qeveri "teknike" e cila do të udhëheqë deri në shpërbërjen e ardhshme të parlamentit, që është e mundur vetëm pas një viti. 

"Fronti republikan" i krijuar para disa dekadave që ta parandalojë ekstremin e djathtë që të arrijë në pushtet në Francë, ende funksionon, thekson "Figaro".

Gazeta amerikane "Nju Jork Tajms" vlerëson se "fronti republikan" luajti rol të rëndësishëm për rezultatet, ndërsa jehona e rritur është tregues për interesimin e madh të publikut. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR