Mediat: Liverpuli është i interesuar për Elmasin
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:26, 30 tetor, 2022

Ankarë, 30 tetor 2022 (MIA) – Premierliga angleze Liverpul, është e interesuar për shërbimet e përfaqësueses të Maqedonisë së Veriut, Elif Elmas dhe do të përpiqet në afatin kalimtar të janarit të dakodojë transfer të pajtohet me klubin e tij Napoli, raportojnë mediat turke.
Sipas gazetës “Aksim”, Liverpuli dëshiron të sjellë Elmasin në radhët e tyre tashmë në janar dhe shumë shpejt pritet t’i dërgojë një ofertë konkrete Napolit.
Elmasi në vitin 2019 për një shumë prej 16 milionë euro kaloi nga Fenerbahçe në Napoli, i cili sezonin sërish hyri me ambicie kampionati në Serie A këtë sezon dhe për momentin renditet i pari në tabelë.
Elmasi nga fillimi i sezonit ka luajtur 15 ndeshje për Napolin në të gjitha ndeshjet dhe ka shënuar një gol. ar/