• e enjte, 27 qershor 2024

Mediat greke: Takim Zelenski-Micotakis në Odesa

Mediat greke: Takim Zelenski-Micotakis në Odesa

Athinë, 6 mars 2024 (MIA) - Kryeministri grek Kirjakos Micotakis nga mëngjesi është për vizitë disa orëshe në Ukrainë, ku në Odesa do të takohet me presidentin ukrainas Vollodimir Zelenski, publikuan mediat në Greqi, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Vizita nuk u njoftua zyrtarisht dhe për momentin nuk ka asnjë konfirmim nga kabineti i kryeministrit grek, as demant se Micotakis është në Ukrainë.

Kryeministri grek sot dhe nesër do të marrë pjesë në mbledhjen e Partisë popullore Evropiane që mbahet në Bukuresht dhe me siguri në Rumani do të mbërrijë nga Ukraina, ndërsa jo nga Greqia.

Në gusht të vitit të kaluar presidenti ukrainas ishte në Athinë në darkë joformale që e organizoi kryeministri grek Kirjakos Micotakis për liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të vendeve anëtare të BE-së nga rajoni.

Athina zyrtare vazhdimisht e shpreh mbështetjen për Ukrainën, si në mbrojtjen e integritetit të saj territorial, ashtu edhe për perspektivën e saj evropiane. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR