• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mediat greke për rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale

Mediat greke për rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale

Athinë, 24 prill 2024 (MIA) - "Zgjedhje presidenciale në Maqedoninë e Veriut"; "Maqedonia e Veriut: Zgjedhje kyçe për president të shtetit";"Vijojnë zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut: shtatë parti, dy favoritë"; "Zgjedhje në Maqedoninë e Veriut: shtatë kandidatë, autsajderët dhe rrethi i dytë" "Sot rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut", janë disa nga titujt në edicionet onllajn të mediave greke për rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Pjesa më e madhe e mediave në Greqi e transmetojnë tekstin e agjencisë shtetërore ANA-MPA me titull "Vijojnë zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, të cilat do të reflektohen në zgjedhjet parlamentare për dy javë", në të cilin në detaje analizohet procesi zgjedhor, por edhe parashikimet. 

ANA-MPA publikon se gati është e sigurt se në rrethin e parë të sotëm kandidatja e VMRO-DPMNE-së Siljanovska do të jetë e para, ndërsa i dyti do të jetë kandidati i LSDM-së Pendarovski. 

"Të dy, sipas vlerësimeve, do të përballen në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, me çka mundësi më të mëdha të fitojë dhe të bëhet presidente e re e Maqedonisë së Veriut ka 70-vjeçarja Gordana Siljanovska. Megjithatë, në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale rol të rëndësishëm do të ketë qëndrimi i votuesve shqiptarë, të cilët përfaqësojnë 25 për qind të trupit votues në Maqedoninë e Veriut. Stevo Pendarovski 60-vjeçar ka ndikim te votuesit shqiptar dhe mund të shpresojë në rizgjedhjen e tij nëse votojnë masivisht për të në rrethin e dytë", shkruan ANA-MPA.

Paralelisht përkujton se mandati i Pendarovskit, përfundon më 12 maj, por edhe se presidenti i vendit ka autorizime të kufizuara. 

Lidhur me zgjedhjet parlementare më 8 maj, agjencia shtetërore greke shkruan se sipas anketave, VMRO-DPMNE me dallim të madh është në epërsi para LSDM-së në pushtet, "por pa pasur pikëpamje për formimin e qeverisë njëpartiake". 

"Juronjuz" në gjuhën greke në tekstin për zgjedhjet njoftoi se "tema kryesore në agjendën parazgjedhore në zgjedhjet presidenciale ishin rrjedha evropiane e vendit, sundimi i drejtësisë, korrupsioni dhe ekonomia".

"Integrimi në Bashkimin Evropian është çështja e mprehtë, sepse pas zgjidhjes së problemit të emrit me Greqinë, Bullgaria vendosi veton ndaj saj, duke kërkuar njohjen e pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut të në Kushtetutë. 61-vjeçari Pendarovski kërkoi ndryshimin e nevojshëm të Kushtetutës, ndërsa Davkova 70-vjeçare kërkon kornizë të re në negociatat për anëtarësim dhe nuk angazhohet publikisht për ndryshime kushtetuese", shkruan "Juronjuz" në gjuhën greke.

Shkroi edhe për korrupsionin dhe komentoi se "njërit nga kandidatët për president, kryetarit të Karposhit, Stevço Jakimovski, i ndalohet hyrja në SHBA për shkak të përfshirjes në rastet e korrupsionit, por, kundër tij nuk është ngritur kurrfarë padie dhe prandaj kandidatura e tij ishte pranuar pa kurrfarë problemi". fc/

QËNDRONI TË LIDHUR