Mecola para fjalimit për "Gjendjen e BE-së": Duhet të bëjmë atë që kërkojnë qytetarët
- Nga fjalimi i sotëm i kryetares së Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen para eurodeputetëve, duam të mësojmë se si Bashkimi Evropian do ta bëjë jetën më të lehtë për bizneset tona duke zvogëluar burokracinë dhe duke thjeshtuar rregullat, tha kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola.
- Post By Sara Ademi
- 10:22, 10 shtator, 2025
Strasburg, 10 shtator 2025 (MIA) - Nga fjalimi i sotëm i kryetares së Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen para eurodeputetëve, duam të mësojmë se si Bashkimi Evropian do ta bëjë jetën më të lehtë për bizneset tona duke zvogëluar burokracinë dhe duke thjeshtuar rregullat, tha kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola.
Në një deklaratë përpara fillimit të fjalimit vjetor të Fon der Lajen në PE, i njohur si "Gjendja e Bashkimit Evropian", Mecola theksoi se është një ngjarje që bën një bilanc të asaj që është bërë në BE dhe shqyrton atë që duhet bërë bazuar në atë që kërkojnë qytetarët.
"Qytetarët kërkojnë gjëra shumë të thjeshta. Ata duan vende pune. Ata duan një çati mbi kokë. Ata duan siguri. Ata duan rregulla më të thjeshta dhe duan të sigurohen që kanë akses të barabartë në mundësi dhe në sigurinë dhe thjeshtësinë e tyre", tha Mecola.
Sipas saj, qytetarët evropianë duan gjithashtu të sigurohen që BE-ja është e bashkuar në mbrojtjen e demokracisë aty ku vlerat e saj po minohen dhe se është e përgatitur të garantojë sigurinë e saj duke rritur shpenzimet e mbrojtjes.
"Qytetarët tanë duan të sigurohen që jemi të bashkuar dhe koherent në përballjen me sfidat e shumta dhe që të mbrojmë paqen dhe sigurinë kudo, qoftë në Ukrainë, Lindjen e Mesme apo çdo pjesë tjetër e botës. Kjo është ajo që pret Parlamenti Evropian. Kjo është ajo që qytetarët duan nga ne", shtoi Mecola.
Lidhur me rrëzimin e një droni rus nga forcat polake të sigurisë, Mecola deklaroi se ndërhyrja e aeroplanit mbi territorin polak jo vetëm që vë në pikëpyetje aftësitë e përbashkëta mbrojtëse dhe sigurinë e BE-së dhe NATO-s, por edhe sa të përgatitur janë ato për çdo sulm. sa/
Foto: Printskrin