• e premte, 22 nëntor 2024

Mecola: Një BE e zgjeruar është investimi më i mirë në paqe, siguri, stabilitet dhe prosperitet

Mecola: Një BE e zgjeruar është investimi më i mirë në paqe, siguri, stabilitet dhe prosperitet

Bruksel, 21 mars 2024 (MIA) - Në mjedisin e ri gjeostrategjik, një BE e zgjeruar bazuar në objektiva të qarta, kritere dhe merita do të përfaqësojë gjithmonë investimin tonë më të mirë në paqe, siguri, stabilitet dhe prosperitet në kontinentit tonë, deklaroi kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola, pas pjesëmarrjes së saj në Samitin e sotëm të Unionit në Bruksel.

"Prandaj është koha që të hapen negociatat për anëtarësimin e Bosnje dbe Hercegovinës në BE", tha Mecola.

Ajo theksoi gjithashtu se BE-ja duhet të vazhdojë të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet.

Kryetarja e PE-së theksoi se BE-ja duhet të forcojë sanksionet kundër atyre që minojnë integritetin dhe sovranitetin e Ukrainës, të ndërmarrë hapat e ardhshëm në procesin e integrimit evropian dhe të përdorë fondet e ngrira ruse për të mbështetur vendin.

Sipas saj, në këtë botë të re askush nuk mund të ketë sukses i vetëm dhe prandaj duhet bashkëpunim dhe duhet të ndërmerren hapa gjigantë në krijimin e një kornize të sigurisë që do të përfshijë të gjitha vendet anëtare të BE-së.

Ajo theksoi se BE-ja duhet të dërgojë ndihma humanitare në Gazë, sepse kjo është mënyra e vetme për të shpëtuar jetë, por edhe për të punuar për një zgjidhje paqësore sipas modelit të dy shteteve.

Duke kujtuar se 77 ditë para zgjedhjeve evropiane, sot është Samiti i fundit zyrtar i BE-së, Mecola theksoi se ka kërkuar nga liderët evropianë që të japin kontributin e tyre në miratimin e rregulloreve ligjore të mbetura para skadimit të mandatit të Parlamentit aktual Evropian. qa/

Foto: EBS

 

QËNDRONI TË LIDHUR