• e hënë, 23 dhjetor 2024

Me vendim të ministrit kosovar Krasniqi lirohet nga detyra Ekipi Menaxhues për hartimin e draft-statutit të AKS-së

Me vendim të ministrit kosovar Krasniqi lirohet nga detyra Ekipi Menaxhues për hartimin e draft-statutit të AKS-së

Prishtinë, 3 maj 2023 (MIA) - Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka bërë ditur se sot ka marr vendim për lirimin nga detyra të Ekipit menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Pas prezantimit të djeshëm në Bruksel të draft statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, sipas përgjegjësive që i ishin dhënë Ekipit Menaxhues në marrëveshjet e Brukselit të vitit 2013 dhe 2015, ky ekip tash edhe vet është pa status.

Andaj, sot me datë 03 maj 2023, kam marr vendim për lirimin nga detyra të anëtarëve të këtij ekipi menaxhues, në përbërje të Danijela Vujiçiq, Jelena Bolovic, Igor Kalamar dhe Dejan Radojkoviq”, thuhet në njoftim.

Kryeministri i Kosovës pas mbledhjes së mbrëmshme ka deklaruar se draft-statuti i paraqitur nga Ekipi Menaxhues është thelbësisht i papajtueshëm me Kushtetutën e Kosovës.

Ai shtoi se në takim ka propozuar një draft vizion në lidhje me nenin 7 të marrëveshjes bazë, duke marrë parasysh nenin 10 se si duhet të jenë vlerat dhe parimet, korniza që rregullon çështjen e komuniteteve jo pakicë apo pakicë. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR