• e hënë, 23 dhjetor 2024

Me "TVSH-ja Ime" për katër vjet qytetarëve u janë kthyer 6,6 miliardë denarë ose 107,5 milionë euro

Me

Shkup, 1 korrik 2023 (MIA) - "TVSH-ja Ime" është projekt i suksesshëm me të cilin për katër vjet te qytetarët janë kthyer 6,6 miliardë denarë ose 107,5 milionë euro, informoi sot drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska. 

Ajo në brifing me mediat ndau të dhënat me rastin e ekzistimit katërvjeçar të projektit TVSH-ja Ime, duke theksuar se është mbështetur nga njerëz të moshave të ndryshme. 

Sipas të dhënave të prezantuara, për përdoruesit e regjistruar të TVSH-ja Ime ndër vite, në vitin 2019 kanë qenë 213 055 përdorues, në vitin 2020 të rinj 149 753, në vitin 2021 janë përfshirë edhe 74 668, në vitin 2022 me 70 314 të rinj dhe në vitin 2023 janë përfshirë edhe 31 129, ose, gjithsej 538 919 përdorues.

Llukarevska ndau edhe të dhëna për pagesën e TVSH-së time sipas viteve. Kështu, në tremujorin e tretë dhe të katërt të vitit 2019 janë paguar 155.344.780 denarë, në vitin 2020 1.270.015.383 denarë, në vitin 2021 1.787.906.568 denarë, në vitin 2022  2.164.342.418 denarë dhe në tremujorin e parë të vitit 2023 1.235.036.033  denarë.

Sipas strukturës së përdoruesve të TVSH-ja Ime, 293.348 janë femra dhe 245.571 meshkuj. Deri në moshën 18 vjeç janë 2 596 persona me gjithsej mbi dy milionë fatura të skanuara, nga 19 në 30 janë 99 749 me mbi 156 milionë fatura të skanuara, nga 31 në 50 janë 243 202 përdorues me një total prej mbi 508 milionë fatura të skanuara, nga 51 deri në 61 vjeç janë 93 673 përdorues me gjithsej mbi 203 milionë fatura të skanuara dhe mbi 61 janë 78 278 përdorues me mbi 150 milionë fatura të skanuara.

Top 10 qytetet me qytetarë me fatura fiskale më shumë të skanuara janë Shtipi, Vallandova, Kërçova, Manastiri, Velesi, Shkupi, Prilepi, Koçani, Negotina dhe Gjevgjelia. 

Më së shumti fatura të skanuara janë nga zinxhiri i marketeve dhe pompat e benzinës. 

Lukarevska theksoi se projekti ka ndikim pozitiv në ngritjen e moralit tatimor, deri më tani janë dorëzuar 5.632 ankesa për llogari fiskale të pa lëshuara. Me këtë, theksoi ajo, zvogëlohet konkurrenca jolojale dhe ekonomia gri. Ajo iu referua sërish mënyrës për t'u bërë pjesë e këtij projekti dhe për të skanuar faturat. Për momentin, përdoruesit më të shumtë që skanojnë faturat janë nga 31 deri në 50 vjeç. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR