• e hënë, 23 dhjetor 2024

Me shfaqje të filmave të shkurtë, ekspozitë, muzikal, sonte përfundon edicioni i 12-të i "Xhifoni Maqedoni"

Me shfaqje të filmave të shkurtë, ekspozitë, muzikal, sonte përfundon edicioni i 12-të i

Shkup, 8 tetor 2024 (MIA) - Me shfaqjen e filmave të shkurtë, ekspozitë, muzikal dhe gjithçka që punuan pjesëmarrësit e fstivalit, sonte në kinemanë "Milenium" në Shkup do të ulet perdja e edicionit të 12-të të festivalit "Xhifoni Maqedoni". Siç është paralajmëruar, në ditën e fundit të shohin edhe nga një film artistik, dhe votojnë për filmat më të mirë artistik, të shkurtë, të animuar dhe të nxënësve në secilën prej tre kategorive. Sonte gjithashtu do të kumtohen edhe emrat e nxënësve më aktivë që do të marrin çmim për pjesëmarrje në "Xhifoni Itali".

Mysafir i festivalit dje ishte edhe regjosori Vardan Tozia, i cili e promovoi filmin e tij "M", që ishte pjesë e programit të festivalit.

"Ky edicion i Festivalit filmik për të rinj 'Xhifoni Maqedoni' ishte i pasur me mysafitë, biseda interesante, ndërkaq ato u bashkuan nën emrin Konferenca Edu Cuts Talks. Rrjeti Edu Cuts i ndërlidhë festivalet filmike dhe organizatat e fokusuara në promovimin dhe implementimin e arsimit dhe mobilitetit të talentëve të rinj. Rrjeti është pjesë e projektit "Kultura dhe kreativiteti i Ballkanit Perëndimor", projekt i mbështetur nga Bashkimi Evropian, qëllimi i të cilit është ta prëforcojë dialogun në Ballkanin Perëndimor, duke i nxitur sektorët kulturor dhe kreativ për ndikim të shtuar socio-ekonomik", kumtuan nga festivali.

Në konferencën Edu Cuts Talks folën drejtori i "Xhifoni Maqedoni", Darko Basheski dhe përfaqësues të rrjetit nga disa vende të rajonit - Sllagjana Petroviq-Varagiq nga Serbia, Mirza Qustoviq nga BeH dhe Enes Lekiqi nga Kosova.

Basheski tha se festivali ekziston për shkak të të rinjve që i duan filmat dhe dëshirojnë të rriten dhe të zhvillohen në këtë art. Të gjithë mund të përfshihen në punëtoritë apo të vijnë në "Xhifoni Maqedoni" ku mund të marrin pajisje më serioze prë të xhiruar film, potkast apo përmbajtje të tjera.

Qustoviq e theksoi anën pozitive të rrjetëzimit. Filmi është art kolektiv dhe na ndihmon të rritemi si njerëz. Ndërsa festivalet janë vend ku të rinjtë mund të njihen, të rrjetëzohen, të zhvillohen dhe të mësojnë të jenë profesionistë.

Në Prishtinë, muajin e kaluar u mbajtën dy punëtori në të cilat morën pjesë të rinj nga Maqedonia dhe nga Kosova të cilët bënin filma të shkurtë. Në punëtorinë Edu Cuts Talks për studentë "Kino Kabare" pjesëmarrësit bënë 3 filma të shkurtë. Lekiqi theksoi se në Ballkan vështirë xhirohen filma dhe prandaj bashkëproduksionet janë të domosdoshme. Në punëtorinë Creative YEES e cila u mbajt në Shkollën e tij finlandeze në Kosovë morën pjesë rreth 20 nxënës të shkollave të mesme të cilët së bashku me katër pjesëmarrës nga Shkupi gjatë ditës së pestë krijuan filma të shkurtë dhe potkaste.

Festivali "Xhifoni Maqedoni" mbështetet nga: Xhifoni Ekspiriens, Agjencia për film, Ministria e Kulturës e Italisë dhe Ambasada italiane në Shkup, British Council përmes projektit Culture and creativity for Western Balkans, RXCO me Youth Cultural Fund, Pakomak dhe të tjerë. ab/

fotо:  "Xhifoni Maqedoni"

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR