• e shtunë, 06 korrik 2024

Me promovim të emisionit të ri televiziv, koncerte, ekspozita, piknik dhe aktivizëm rinor Delegacioni i BE-së do ta shënojë Ditën e Evropës 2023

Me promovim të emisionit të ri televiziv, koncerte, ekspozita, piknik dhe aktivizëm rinor Delegacioni i BE-së do ta shënojë Ditën e Evropës 2023

Shkup, 9 maj 2023 (MIA) - Me seri aktivitetesh dhe solemnitetesh organizuar gjatë muajit maj në bashkëpunim me rrjetin e Europe House nën slloganin E ardhmja na lidhë, delegacioni i Bashkimit Evropian do ta shënojë Ditën e Evropës 2023.

Ambasadori Dejvid Gir, shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian do ta prezantojë serinë  aktiviteteve në programin e mëngjesit të radiodifuzerit nacional RTVM. mes tyre është edhe shfaqja premierë në RTVM në terminin prej orës 18:15 e episodit të parë të emisionit të ri televiziv TV Taksi 28, financuar nga BE-ja, ndërkaq kushtuar Ditës së Evropës.

Emisioni televiziv përfshin 30 episode, të cilat od të emetohen rregullisht çdo të shtunë (duke filluar prej 13 majit 2023) si pjesë e programit të mëngjesit në RTVM.

Europe House Strumica dhe Europe House Kriva Pallanka do t'i ndërtojnë aktivitetet e veta për Ditën e Evropës rreth të rinjve dhe shkathtësive, në kontekst të vitit 2023 si Vit evropian i shkathtësive. Ngjarja kryesore e Europe House Strumicë do të mbahet më 11 maj 2023 në sheshin e qytetit përmes shfaqjes së rrëfimeve dhe prezantimit tpë zejeve dhe shkathtësive (Koha për të mësuar), shoqëruar me vizitë në shitoren zejtare (Koha për ushtruar) dhe përfundim me ekspozitë të fotografive (Koha për të vepruar). Ditën tjetër, më 12 maj 2023, Europe House Kriva Pallanka do ta hapë ekspozitën kryesore në ambient tënhapur "Fytyrat e reja të shkathtësive: Perspektivat rinore", që do të prezantojë dëshmi inspiruese për shkathtësitë dhe në atë mënyrë do të bartë porosi për rëndësinë e kultivimit të së drejtës së shkathtësive në tregun e punës gjatë përballjes me papunësinë tek të rinjtë.

"Dhurata" për Ditën e Evropës për Shkupin dhe rajonin më të gjerë të Qytetit do të jetë pikniku më 13 maj 2023 në parkun Gazi Babë, i cili do të fillojë në mesditë dhe do të zgjasë deri në orët e vonshme të pasdites. Spektri i gjerë i aktiviteteve do të jenë të kapshme për qytetarët e të gjitha moshave, përfshirë sport, muzikë, argëtim.

Më 14 maj 2023 aktivitetet kthehen në Manastir për një ditë, ku Instituti evropian për intepretime orkestrale FAME's, i cili financohet nga programi Evropa Kreative, do të mbajë koncert të mbrëmjes në Shtëpinë e oficerëve në Manastir.

Gjysma e dytë e majit 2023 i kushtohet aktiviteteve për angazhim rinor përmes mobilizimit të këshillave potenciaë komunal rinor si platforma për aktivizëm rinor dhe pjesëmarrje në sjellje të vendimeve. Në frymën e qasjes #TeamEurope,aktivitetet do të organizohen përmes vëllazërimit/partneritetit të Këshillave rinor me një vend-anëtar të BE-së.

Programi i Delegacionit të BE-së për Ditën e Evropës filloi më 6 maj 2023 me hapjen e Europe House në Manastir, vendosur në Shtëpinë e Oficerëve në Manastir, që ishte ruajtir me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian. ab/

Foto: Delegacioni i BE-së

QËNDRONI TË LIDHUR