• e martë, 24 dhjetor 2024

Me paraqitjen e provave nga mbrojtja vazhdon gjykimi për rastin "Softuerë"

Me paraqitjen e provave nga mbrojtja vazhdon gjykimi për rastin

Shkup, 14 mars 2023 (MIA) - Me paraqitjen e provave materiale nga mbrojtja sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup vazhdon gjykimi kundër ish sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë Dragi Rashkovski, i cili së bashku edhe me gjashtë persona tjerë akuzohet për furnizim ilegal të softuerëve.

Procesi gjyqësor gjendet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheq gjykatësja Fanka Jançuleva Mihailovska, ndërsa përfaqësuese e akuzës  është prokurorja Maja Koneska.

Pas paraqitjes së provave materiale nga mbrojtja, në propozim të mbrojtjes së Dragi Rashkovskit, ai do të merret në pyetje dhe do të dëshmojë para Gjykatës.

Gjykata në fillim të seancës së sotme informoi se ka marrë vendim për pranimin e kërkesës së Prokurorisë për caktimin e masës së përkohshme - ndalesë të të akuzuarit Dragi Rashkovski për disponim me mjete në vlerë prej 700 mijë denarë, nga llogaria  në emër të fëmijës së tij të mitur. Këto mjete janë siguruar  nga fillimi i procedurës, por me afat të caktuar  dhe pas skadimit janë transferuar valuta devizore në denarë.

Sipas aktakuzës, Rashkovski akuzohet për veprat penale "Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim" dhe "Pastrim parash dhe vepra tjera ndëshkuese".

Personat I.D., I.H, D.S., I.I., I.I., dhe M.S. akuzohen për "Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim", nga KP. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR