• e martë, 24 dhjetor 2024

Me paraqitjen e dëshmive nga mbrojtja në Gjykatën penale vazhdon gjykimi për rastin "Softuerët"

Me paraqitjen e dëshmive nga mbrojtja në Gjykatën penale vazhdon gjykimi për rastin
Shkup, 2 mars 2023 (MIA) - Me paraqitjen e dëshmive nga mbrojtja në Gjykatën theme,lore pen ale Shkup sot vazhdoi gjykimi për rastin "Softuerët" në të cilin i akuzuar i parë është ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski.
 
Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese, dhe nës eancën e kaluar, gjithashtu, u dëgjuan dëshmitarë me propozim të mbrojtjes.
 
Sipas aktakuzës, i akuzuari i parë nuk i ka kryer detyrat zyrtare gjatë zbatimit të katër procedurave për furnizim publik për sistem për identifikim biometrik, furnizim publik të softuerit për përcaktim të shpejtësisë mesatare të automjeteve në komunikacion dhe shqiptim të dënimeve, furnizim të kamerave ANPR për njohje të targave për automjetet dhe furnizim publik të kabinave metalike për nevojat e sistemit të identifikimit biometrik dhe sistem për njohje automatike të targave.
 
Rashkovski akuzohet për veprat penale "keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit" dhe "larje parash dhe të ardhura të tjera nga vepra ndëshkuese", ndërsa personat I.D., I.H., D.S., I.I., I.I. dhe M.S. janë të akuzuar për "keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit".
 
Rastin e udhëheqë gjykatësja Fanka Jançuleva Mihaillovska, ndërsa përfaqësues e e aktakuzës është prokurorja Ivana Trajçeva. ab/
 
Foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR