• e hënë, 23 dhjetor 2024

Me pajisje të reja në ASHAM, rezultatet e hulumtimeve gati brenda një dite

Me pajisje të reja në ASHAM, rezultatet e hulumtimeve gati brenda një dite

Shkup, 11 dhjetor 2023 (MIA) - Me ndihmën e pajisjeve më moderne dhe më të sofistikuara për testimin gjenetik, rezultatet e hulumtimit të kryera do të jenë gati brenda një dite, gjë që ngre ndjeshëm cilësinë e punës së ASHAM-it. Kjo është thënë sot në prezantimin e pajisjeve të reja për testimin gjenetik në ASHAM si dhe në zbatimin e projektit "Avancimi i kapacitetit të Qendrës kombëtare të gjenomikës proteomike".

Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti deklaroi se ASHAM-i dhe Ministria kanë bashkëpunim të ngushtë në shumë fusha të rëndësishme të mjekësisë.

Me rëndësi të madhe për pacientët tanë është mundësia e diagnostikimit me sekuencim të gjeneve të sëmundjeve trashëgimore dhe malinje, përfshirë sëmundjet e rralla në laboratorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë. Gjithashtu, ASHAM ka bashkëpunuar çdo ditë me ministrinë e Shëndetësisë, me institucionet tona shëndetësore dhe ka investuar në fushën shkencore dhe kërkimore gjatë krizës së Kovid-19, tha ai.

Akademia për sektorin e shëndetësisë, shton ai kontribuon dhe ndihmon në zbulimin e hershëm të sëmundjeve, që për mjekët do të thotë mundësi për reagim më të shpejtë sa i përket metodave të trajtimit. si/  

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR