• e mërkurë, 26 shkurt 2025

Me nxjerrje të dëshmive të mbrojtjes vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes

Me nxjerrje të dëshmive të mbrojtjes vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes

Shkup , 26 shkurt 2025 (MIA) - Me nxjerrjen e dëshmive nga ana e mbrojtjes, në Gjykatën Themelore Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për vrasjen e Vanja Gjorqevskës dhe Pançe Zhezhoskit për të cilën akuzohen Lupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev, Vllatko Keshishov dhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorqevski.

Në seancën e sotme, me kryerjen e dëshmive materiale - gjashtë CD disqe me video nga kamerat e sigurisë të vendosura në shtëpinë e të pandehurit Velibor Manev, prokuroria e përfundoi deponimin e dëshmive. Në gjykatë janë shfaqur video ku Prokuroria pohon se shihen të pandehurit, thasë për fjetje, kova, lopata... I pandehuri i parë Palevski tha se janë të manipuluara dhe jo të besueshme dhe akuzoi për imponim të dëshmive të rreme.

Një pjesë e dëshmive, të cilat gjatë procesit i ka deponuar prokuroria për dëshmitë e familjeve të Vanjës dhe Pançes. Janë marrë në pyetje edhe zyrtarë, inspektorë, të njohur dhe bashkëpunëtorë të të pandehurit Lupço Palevski. Prokuroria më pas prezantoi dëshmi materiale, të cilat përfshinin video nga "qyteti i sigurt", komunikime elektronike të të pandehurit Palevski, sende të mbledhura nga vendi i ngjarjes, si dhe raporte nga përpunimi teknik i automjetit Reno Kangu.

Sipas aktakuzës, Lupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev, Vlatko Keshishov dhe Aleksandar Gjorçevski akuzohen se bashkërisht kishin planifikuar rrëmbimin e 14-vjeçares Vanja me qëllim që të detyronin një anëtar të familjes së saj të ngushtë që të siguronte para për shpërblim. Rrëmbimi i të dëmtuarit Pançe Zhezhoski në Veles, sipas aktakuzës, ka qenë me qëllim që ta detyrojnë t'ua japë veturën e tij personale "Citroen" që ta përdorin për rrëmbimin e fëmijës në Shkup.

Minoreja Vanka dhe Pançe, të cilët janë lajmëruar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, janë gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor të vitit 2023. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR