• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Me një minutë heshtje për viktimat në Serbi filloi mbledhja e sotme qeveritare, u sollën konkludime në pjesën e preventivës

Me një minutë heshtje për viktimat në Serbi filloi mbledhja e sotme qeveritare, u sollën konkludime në pjesën e preventivës

Shkup, 5 maj 2023 (MIA) - Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e filloi mbledhjen e sotme me një minutë heshtje dhe shprehje respekti për viktimat e dy incidenteve që ndodhën në Beograd dhe Mlladenovc të Serbisë.

Në mbledhjen e sotme qeveritare, ministritë kompetente informuan për aktivitetet që po ndërmerren në vend në pjesën e preventivës në shkolla, si dhe në nivel shtetëror, ashtu edhe për mbrojtje nga çfarëdo lloj dhune.

"Nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme u informua se në vazhdimësi po ndërmerren aktivitete në pjesën e preventivës dhe se po zbatohen protokollet për kontrollin e sigurosë për hyrje dhe dalje të nxënësve në shkolla dhe rrethinë të shkollave. Protokollet e këtilla që janë aktivizuar pas paraqitjeve të rrejshme për bomba, tnai do të përforcohen me aktivitete shtesë nga ana e MPB-së", kumtuan nga shërbimi qeveritar pë shtyp.

Në mbledhje, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës informuan se po përgatitet doracak për shkollat për veprim lidhur me preventivë nga dhuna mes moshatarëve dhe lloje të tjera të dhunës, si dhe se po punohet edhe në prëforcimin e shërbimeve profesionale psikologjiko - pedagogjike, atje ku ka nevojë.

Prej sot është hapur edhe adresa elektronike prijavinasilstvo@mon.gov.mk, ose në gjuhën shqipe paraqitdhune@mon.gov.mk ku do të paraqitet dhuna mes moshatarëve dhe rreth secilës paraqitje do të veprohet menjëherë.

Siç ceket në kumtesë, janë shqyrtuar mundësitë për mbajtje të takimeve mes ekipeve kompetente të MPB-së dhe pedagogëve dhe psikologëve në shkolla, sipas dinamikës së paraparë, me qëllim që të kontribuohet në paraqitjen e dhunës së mundshme mes moshatarëve apo llojeve të tjera të dhunës në kompetenca të ministrisë së Punëve të Brendshme dhe ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Me qëllim të përfshirjes së të gjitha ministrive të prekura, pasojnë takime si me MPB-në, ashtu edhe me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe me Ministrinë e Shëndetësisë.

Në mbledhjen qeveritare janë angazhuar Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Punëve të Brendshme të përgatisin Strategji për aktivitete preventive, me hapa në nivel shtetëror pas së cilës do të jenë të angazhuara të veprojnë të gjitha shkollat, me qëllim të preventivës së hershme dhe mbrojtjes nga incidente të padëshiruara në shkolla dhe jashtë tyre. ab/

Foto: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

QËNDRONI TË LIDHUR