• e hënë, 23 dhjetor 2024

Me ndryshimet ligjore do të mundësohet blerja direkte e “Trikaftës” dhe ilaçeve të tjera që kanë një prodhues të vetëm

Me ndryshimet ligjore do të mundësohet blerja direkte e “Trikaftës” dhe ilaçeve të tjera që kanë një prodhues të vetëm

Shkup, 10 mars 2023 (MIA) - Në seancën e Kuvendit, më 16 mars, në rend dite do të jenë ndryshimet ligjore që do të mundësojnë negociata të drejtpërdrejta për blerjen e një ilaçi që ka një prodhues që e ka patentuar ilaçin. Kjo është inicuar që ilaçi "Trikafta" të blihet direkt nga prodhuesi për pacientët me fibrozë cistike, por do të zbatohet edhe për të gjitha ilaçet e tjera që kanë një prodhues të vetëm.

Këtë e kumtoi kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili theksoi se në këtë mënyrë do të ketë qasje më të shpejtë dhe më të lirë në ilaçe të tilla që kanë një prodhues të vetëm, ndërsa që deri më tani nuk mundej të blihen direkt. Ai tha se shumë vende kanë një mundësi të tillë, duke përfshirë edhe ato nga zona përreth.

"Duke qenë se ky ilaç prodhohet nga një prodhues, pasi është ilaçi i tij i patentuar, unë i kam propozuar Kuvendit ndryshime ligjore që kanë të bëjnë me këtë terapi. Tashmë është caktuar seanca për 16 mars dhe besoj se të gjithë deputetët do ta mbështesin. Ligjet tona lejojnë prokurimin e drejtpërdrejtë nga prodhuesit që kanë një ilaç të patentuar, por duhej të kalonin përmes prokurimeve publike dhe tregtarëve të ilaçeve, gjë që rriti më tej koston e ilaçeve. Menjëherë janë shqyrtuar ndryshimet në rregulloret ligjore dhe përgatitja e zgjidhjeve ligjore, të cilat do t'u mundësojnë pacientëve të marrin sa më shpejt ilaçet dhe të negociojnë drejtpërdrejt me prodhuesin, i cili është i vetmi që ka ilaçin, për të marrë një çmim më të mirë", tha Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencë për shtyp.

Ai shpjegoi se kur ka komunikim të drejtpërdrejtë me një prodhues të tillë, ai përgatit edhe statistika për pacientë që i mundëson Ministrisë së Shëndetësisë të vendit blerës të mund të planifikojë blerjet sipas të dhënave të marra.

Kovaçevski kumtoi se për ilaçin "Trikafta" janë miratuar 2,2 milionë euro, ndërsa për prokurimin janë koordinuar Ministria e Shëndetësisë, Fondi i Shëndetësisë dhe kabineti i tij.

Duke pasur parasysh se furnizuesi i ilaçit arriti një çmim më të ulët në raport me sasitë që kërkoheshin për ilaç, u lihej hapësirë ​​që më shumë pacientë në atë sasi të mund të merrnin ilaçin. Tashmë ka nisur aplikimi për sasitë që kanë mbërritur", shtoi kryeministri. ls/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR