• e diel, 22 dhjetor 2024

Me nderimet më të larta Kovaçevski e priti kryeministrin kroat Plenkoviq

Me nderimet më të larta Kovaçevski e priti kryeministrin kroat Plenkoviq

Shkup, 5 prill 2023 (MIA) - Kryetari i Qeverisë se Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake e priti kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq, i cili erdhi për vizitë zyrtare në vend.

Pas pritjes solemne dy kryeministrat do të kenë takim kokë më kokë, pas çka do të ketë bisedime mes dy delegacioneve. 

Në delegacionin bashkë me kryeministrin Andrej Plenkoviq janë përfaqësues për Çështje Ekonomike dhe të Punëve të Jashtme, përfaqësues të Parlamentit kroat. Në përbërjen e delegacionit të Maqedonisë së Veriut, në takimin me delegacionin kroat, do të jenë zëvendëskryeministrat për Çështje Evropiane dhe Çështje Ekonomike, Koordinim të Resorëve Ekonomikë dhe Investimeve, Bojan Mariçiqi dhe Fatmir Bytyqi, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu dhe ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Kroaci, Milaim Fetai.

Plenkoviqi gjatë vizitës zyrtare  do të pritet edhe nga shefi i shtetit Stevo Pendarovski, si dhe nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, ndërsa  do të mbajë fjalim edhe para deputetëve në Kuvend. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR