• e mërkurë, 06 nëntor 2024

Me kredi nga KfV dhe grant nga VBIF, SHA EMV do ta realizojë fazën e tretë të revitalizimit të hidroelektranave më të mëdha

Me kredi nga KfV dhe grant nga VBIF, SHA EMV do ta realizojë fazën e tretë të revitalizimit të hidroelektranave më të mëdha

Shkup, 15 shkurt 2023 (MIA) - Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet në mbledhjen e sotme e shqyrtoi Propozim-ligjin për garancë të Republikës së Maqedonisë së Veriut ë obligimeve rreth Marrëveshjes për kredi për financim të Programit për energji ripërtëritëse EMV - Komponenti I: Revitalizimi i hidroelektranave, që do të bëhet mes Bankës kreditore për ripërtëritje - KfV dhe SHA EMV dhe vendosi ta përcjellë në procedurë të mëtutjeshme kuvendore.

Me kredinë, siç theksoi zëvendësministri i Financave, Filip Nikollovski, do të zbatihet revitalizimi i centraleve të mëdha hidroenergjetike - HE Vrutok, HE Vërben, HE Raven, HE Tikvesh, HE Shpilje, HE Glloboçicë, HE Kozjak dhe HE Sveta Petka. Për atë dedikim nevojiten 36,2 milionë euro prej të cilave 25 milionë euro do të jenë kredi nga KfV, ndërsa 11,2 milionë euro janë grant që e siguroi SHA EMV me mbështetje nga KfV në suaza të konkursit të shtatë nga korniza investuese e Ballkanit Perëndimor (VBIF). Granti, theksoi, do të dedikohet për aktivitete investuese dhe për shërbime konsultative për implementim të projektit.

"Kjo do të jetë faza e tretë e revitalizimit të këtyre hidroelektranave. Dy fazat e para gjithashtu jnaë financuar me kredi, me ç'rast faza e parë është financuar me kredi nga Banka botërore, ndërsa faza e dytë me kredi nga Banka kreditore për riëpërtëritje - KfV dhe janë përfunduar me sukses", tha Nikollovski.

Këto hidroelektrana, shtoi, kanë rreth 85 për qind nga fuqi e përgjithshme e instaluar e hidroelektranave në vend dhe marrin pjesë me prodhim mesatar prej 1.280 gigavat orë, përkatësisht me to sigurohet 20 për qind e prodhimit të përgjithshëm të energjisë elektrike në shtet.

"Përveç në pjesën e prodhimit të energjisë elektrike, këto elektrana kanë vend të konsiderueshëm edhe në menaxhimin dhe stabilizimin e tërë sistemit elektroenergjwtik, rregullimin e frekuencës, si dhe mbulimin e 'pikut ditpr' në konsumin e energjisë elektrike. Me revitalizim pritet të fitohet rritje e fuqisë instaluese prej minimum 13,5 megavatëve dhe prodhim i shtuar i energjisë elektrike prej rreth 47,5 gigavat orë në vit, shpenzime të zvogëluara për mirëmbajtje, besuehsmëri të rritur dhe stabilitet të sistemit", saktësoi Nikollovski.

Kredi-marrës , theksoi, do të jetë SHA EMV, ndërsa vendi përmes Ministrisë së Financave do të japë garancë shtetërore.

Theksoi se kusht për arritje të marrëvehsjes për kredi dhe marrëveshjes për garancë është miratim të Propozim-ligjit për garancë, nga ana e Kuvendit dhe publikimit të tij në Gazetë zyrtare.

Kryetari i Komisionit, deputeti Bojan Stojanoski nga VMRO-DPMNE në fjalimin e tij theksoi se grupi i dpeutetëve të VMRO-DPMNE do ta mbështesë Propozim-kredinë për revitalizim të hidroelektranave në fazë të tretë.

"Ai është projekt që ka filluar para disa viteve që në kohën kur VMRO-DPMNE ka pasur mundësi t'i menaxhojë institucionet, Faza e tretë duhej të ishte gati në vitin 2020, por megjithatë do ta mbështesim projektin dhe shpresojmë se kryesia e SHA EMV do të arrijë t'i operacionalizojë mjetet dhe t'i rikonstruojë hidroelektranat", potencoi Stojanoski. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR