Me iniciativë të Kovaçevskit, Shkupi, Tirana dhe Beogradi për një ditë do t'i hapin kufijtë e ndërsjelltë
- Me iniciativë të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, për një ditë do të hapen të gjithë kufijtë mes vendeve të Ballkanit të Hapur.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:46, 2 prill, 2023
Bardolino, 2 prill 2023 (MIA) - Me iniciativë të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, për një ditë do të hapen të gjithë kufijtë mes vendeve të Ballkanit të Hapur.
Kovaçevski në konferencën e përbashkët për shtyp në Bardolino me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq sqaroi se qëllii është të shihet se si duket ajo të kalohen kufijtë sikur të mos ekzistojnë.
Presidenti serb Vuçiq konfirmoi se me iniciativë të Kovaçevskit do të caktohet një ditë kur do të hapen kufijtë mes tre vendeve në mënyrë që të tregohet se si do të funksionojë kjo.
Kryeministri Kovaçevski e vlerësoi takimin e sotëm trilateral kushtuar Ballkanit të Hapur si mjaft të frytshëm dhe potencoi se e ka ndarë kalendarin me aktivitete të cilat Maqedonia e Veriut do t'i organizojë këtë vit në suaza të nismës, ndërkaq përfshijnë edhe takim të prodhuesve të vegjël të ushqimit nga tre vendet dhe aeromiting në Shkup. ab/