• e martë, 19 nëntor 2024

Me helikopter policor është transportuar shtetasi i Maqedonisë nga Hungaria në Shkup

Me helikopter policor është transportuar shtetasi i Maqedonisë nga Hungaria në Shkup

Shkup, 20 prill 2024 (MIA) - Sot me kërkesë të QMK-së, helikopteri policor Bell-412 nga Departamenti i Njësive të Aviacionit, nga Segedin, Hungari për në Shkup, ka transportuar një shtetas të Maqedonisë, i cili më 18 prill ka pësuar goditje në tru gjatë një udhëtimi zyrtar në Hungari.

Siç njoftoi MPB-ja, ai është transportuar në Qendrën Klinike “Nëna Terezë” në Shkup.

Kjo është hera e dytë që ky lloj transporti ajror nga Segedin-i në Shkup realizohet me helikopter të MPB-së, pasi një aksion i tillë me sukses është realizuar më 11 prill të këtij viti. mb/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR