• e mërkurë, 18 dhjetor 2024

Me grant nga BE-ja për kufij inteligjentë, do të përshpejtohet transporti dhe do të lehtësohet tregtia

Me grant nga BE-ja për kufij inteligjentë, do të përshpejtohet transporti dhe do të lehtësohet tregtia

Shkup, 23 gusht 2024 (MIA) - Po intensifikohen aktivitetet për fillimin e Projektit për automatizimin e terminaleve në vendkalimet kufitare dhe rindërtimin e pikës kufitare Dellçevë me grant nga BE-ja në vlerë prej 4.2 milionë euro. Në fazën e parë do të punohet në automatizimin e terminaleve dhe kyçje në sistemin e ri për video mbikëqyrje, informojnë nga Drejtoria e doganave.

Kjo theksohet, përfshin zëvendësimin e plotë të peshoreve ekzistuese me peshore të reja digjitale, si dhe zëvendësimin e rampave ekzistuese me rampa të reja të automatizuara.

Në kuadër të Drejtorisë së doganave, shtojnë ata, në nivelin më të lartë janë prezantuar në detaje funksionet e sistemit, por dhe kompetencat e punonjësve në lidhje me përgjegjësinë e tyre.

"Nëse deri më tani një kamion në hyrje të një terminal doganor kufitar për peshim mbahej për më shumë se pesë minuta për t'u matur dhe hyrë të dhënat, me zbatimin e projektit pritet të mbahet për një minutë. Kjo do të përshpejtojë ndjeshëm transportin dhe do të lehtësojë tregtinë, veçanërisht në terminalet doganore më të ngarkuara kufitare ku peshohen deri në 500 kamionë në ditë", u theksua gjatë prezantimit të përfitimeve të sistemit, potencojnë nga DD.

Sistemi siç theksojnë, në të ardhmen do të lidhet edhe me sisteme të tjera të Drejtorisë së doganave gjë që do të ndikojë edhe më tej në lehtësimin dhe përshpejtimin e formaliteteve doganore, ndërsa është diskutuar që të dhënat nga ajo mund të shikohen edhe nga MPB-ja, të gjitha me qëllim të veprimit të përbashkët në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. rq/

Foto: Drejtoria e doganave

 

QËNDRONI TË LIDHUR