• e martë, 24 dhjetor 2024

Me fjalë hyrëse nga prokuroria filloi gjykimi kundër Zhan Mitrev

Me fjalë hyrëse nga prokuroria filloi gjykimi kundër Zhan Mitrev

Shkup, 13 qershor 2023 (MIA) - Me fjalë hyrëse të prokurorisë në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit, sot filloi gjykimi kundër Zhan Mitrev, i akuzuar për “mashtrim”.

Mbrojtja e Zhan Mitrev në seancën e sotme kërkoi shtyrjen e skriningut pasi sipas tyre në listën e provave të Prokurorit Publik mungojnë 48 dosje mjekësore për pacientët.

Prokurorja publike, Iskra Haxhi Vasileva, në lidhje me këtë kërkesë theksoi se është, siç tha, krejtësisht e pajustifikuar, sepse sipas saj, “mbrojtja jo vetëm që i di, por edhe i ka ato prova sepse ajo i ka dorëzuar në prokurori".

Gjykata më pas ka marrë vendim që seanca kryesore të mos shtyhet për shkak se provat i janë dorëzuar mbrojtjes gjatë procedurës, përkatësisht gjatë hetimit.

Prokuroria Themelore Publike – Shkup ka ngritur aktakuzë kundër Dr. Zhan Mitrev, si person fizik dhe kundër spitalit të tij, si person juridik, për veprën e vazhdueshme penale  “mashtrim” nga neni 247 i Kodit Penal.

Lënda u krijua pas një zëri të bujshëm, pasi IRL publikoi vitin e kaluar dokumentarin “Gjaku i papastër”, në të cilin u zbulua se spitali privat “Zhan Mitrev” u ngarkonte pacientëve shuma të larta parash për hemofiltrim gjatë trajtimit për Kovid-19, pasi së cilës është hapur edhe lënda në PTHP Shkup.

Siç informojnë nga PTHP Shkup për këtë rast, nuk bëhet fjalë për “mashtrim të pacientëve”, gjegjësisht ndërgjegjshmëria dhe pandërgjegjshmëria e trajtimit nuk është objekt i këtij krimi, por mashtrim klasik, gjegjësisht fshehje e fakteve kyçe lidhur me hemofiltrimin, metodë për të cilën pacientët nuk ishin të informuar qartë për të gjitha efektet e saj pozitive dhe negative, me të cilat ata u mashtruan dhe me qëllim përfitimin e paligjshëm të përfitimit pasuror.

Gjykimin e udhëheq gjyqtarja Lidija Petrovska, ndërsa përfaqësuese e prokurorisë është prokurorja Iskra Haxhi Vasileva. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR