• e martë, 24 dhjetor 2024

Me dëshminë e viktimave në Gjykatën Penale vazhdoi gjykimi kundër "Zhan Mitrev"

Me dëshminë e viktimave në Gjykatën Penale vazhdoi gjykimi kundër

Shkup, 16 qershor 2023 (MIA) - Me paraqitjen e provave nga prokuroria, gjegjësisht dëshmive të viktimave, sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka vazhduar gjykimi kundër Zhan Mitrev.

Prokuroria Themelore Publike – Shkup ka ngritur aktakuzë kundër Dr. Zhan Mitrev, si person fizik dhe kundër spitalit të tij, si person juridik, për veprën e vazhdueshme penale “mashtrim” nga neni 247 i Kodit Penal.

Lënda u krijua pas një zëri të bujshëm, pasi IRL publikoi vitin e kaluar dokumentarin “Gjaku i papastër”, në të cilin u zbulua se spitali privat “Zhan Mitrev” u ngarkonte pacientëve shuma të larta parash për hemofiltrim gjatë trajtimit për Kovid-19, pasi së cilës është hapur edhe lënda në PTHP Shkup.

Siç informojnë nga PTHP Shkup për këtë rast, nuk bëhet fjalë për “mashtrim të pacientëve”, gjegjësisht ndërgjegjshmëria dhe pandërgjegjshmëria e trajtimit nuk është objekt i këtij krimi, por mashtrim klasik, gjegjësisht fshehje e fakteve kyçe lidhur me hemofiltrimin, metodë për të cilën pacientët nuk ishin të informuar qartë për të gjitha efektet e saj pozitive dhe negative, me të cilat ata u mashtruan dhe me qëllim përfitimin e paligjshëm të përfitimit pasuror.

Gjykimin e udhëheq gjyqtarja Lidija Petrovska, ndërsa përfaqësuese e prokurorisë është prokurorja Iskra Haxhi Vasileva. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR