• e hënë, 23 dhjetor 2024

ME BE-në dhe Greqinë do t'i përforcojmë kapacitetet për implementimin e legjislaturës evropiane nga fusha e ndotjes industriale

ME BE-në dhe Greqinë do t'i përforcojmë kapacitetet për implementimin e legjislaturës evropiane nga fusha e ndotjes industriale

Shkup, 22 qershor 2023 (MIA) - Me tuining projekt, m mbështetje të Bashkimit Evropian dhe ekspertë nga Greqia, do të punohet në prëforcimin e kapaciteteve për implementim efektiv të legjislaturës evropiane nga fusha e ndotjes industriale. Kjo u cek sot në shënimin e fillimit të tuining projektit "Përforcimi i mëtutjeshëm i kapaciteteve për implementim efektiv të legjislaturës evropiane në fushën e ndotjes industriale".

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova deklaroi se ky projekt është me rëndësi të madhe për ta si Ministri, por edhe për komunitetin afarist, shërbimet inspektuese dhe gjithsesi edhe për cilësinë e mjedisit jetësir dhe shëdnetin e qytetarëve.

Projekti është strukturuar në tre komponente.

"Në komponentin e parë, i cili ka të bëjë me harmonizimin e kornizës ligjore, do të vazhdojmë të punojmë në përmirësimin e projekt-ligjit të ndryshuar për kontroll të emetimeve industriale, në projekt-aktet nënligjore të reja dhe ndryshimet e ekzistueseve, të përgatitura në pajtim me vlerësimin e dallimeve, të bërë në kuadër të projektit. Aktivitetet nga komponenti i dytë janë fokusuar në përmirësim të procedurës për vlerësim të ndikimit ndaj mjedisit jetësor për aktivitetet e lejeve të integruara ekologjike, me ç'rast do të prëfshihen disa momente që i konsiderojmë si jashtëzakonisht të rëndësishme: përmirësimi i procesit të vlerësimit të ndikimit në kuadër të procedurës për VNMJ për sektorët të cilët bëjnë pjesë  në lejet e integruara ekologjike dhe përforcim të kapaciteteve administrative për procedurën për Vlerësim të Ndikimit ndaj Mjedisit Jetësor (VNMJ). Komponenti i tretë është kahëzuar drejt përmirësimit të procesit për dhënie të lejeve dhe të vlerave kufizuese të emetimeve për parandalim të integruar të ndotjes", sqaroi minsitrja.

Presim që përmes këtij projekti, shtoi ajo, t'u ndihmojmë edhe editorëve të lejeve në nivel lokal, me çka do të vendoset efikasitet më i madh dhe do të arrihen rezultate më të mira në parandalimin e ndotjes industriale. 

"Projekti është në vlerë prej 1.000.000,00 eurove, ndërkaq duhet të përfundojë deri në fund të tetorit, të vitit të ardhshëm. Dëshiroj implementim të suksesshëm dhe i falëdneroj për mbështetjen nga të gjithë të përfshirët në projekt. Para së gjithash BE-së, Qeverisë greke dhe Qendrës për të drejtë ekonomike ndërkombëtare dhe evropiane nga Republika e Greqisë, si dhe përfaqësuesve të të gjitha institucioneve dhe asociacioneve nacionale dhe lokale, të përfshira në këto aktivitete për arritje të standardeve evropiane në pjesën e ndotjes industriale. Qëllimi ynë nuk është ta frennojmë industrinë, por përkundrazi, të hapim qasje të reja drejt proceseve industriale me çka do të zhvillohet ekonomia, por, jo në dëm të mjedisit jetësor dhe shëdnetit të njerëzve", ishte decide ministrja.

Udhëheqësi për bashkëpunim i delegacionit të BE-së në vendin tonë,. Stefan Hudolin shprehi kënaqësi që është i pranishëm në fillimin e projekit. Ai tha se RMV do të ketë përfitime më të mëdha nga përvoja dhe rëndësia që do t'i barten nga partnerët në projekt.

Ambasadorja e Republikës së Greqisë, Sofia Filipidou, gjithashtu, theksoi se ky është prjekt mjaft i rëndësishëm për të dy vendet, në suaza të të cilit do të ketë mundësi të ndahen praktikat dhe përvoja. Ajo tha se me këtë, do të ketë mundësi të sigurohet edhe ndihmë lidhur me afrimin  dhe harmonizimin me legjislaturën evropiane.

Trupi administrativ për zbatim të këtij projekti është Qendra për tëd rejtë ekonomike ndërkombëtare dhe evropiane, CIEL.

Sekretaresha e këshillit në Qendër dhe udhëheqëse e njësisë për zbatim të këtij projekti, Virxhinia Tcorci tha se ndjehet e nderuar që ndodhet sot në këtë ngjarje. Ajo e falënderoi ministren e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të RMV-së dhe delegacionit të BE-së, për zgjedhjen e këtij projekti dhe për mirëseardhjen e ngrohtë. Ajo shprehi kënaqësi nga pejsëamrrja në këtë projekt dhe vendosja e rrjetit të bashkëpunimit.

Stilianos Mavromatis, lider projekti dhe lider i komponentit një, inspektor për mjedis jetësor nga Ministria greke e Mjedisit Jetësor dhe Energjetikës, e falënderoi Komisionin evropian dhe sqaroi se në suaza të projektit janë rreth 15 ekspertë, mes të cilëve edhe nga Sllovakia. Nëse nevojitet, do të angazhohen edhe të tjerë. Ai shtoi se fokusi është në zbatimin e direktivës për emetime industriale. 

Projekti do të zgjasë njëzet muaj. ab/

Foto: МIА

 

QËNDRONI TË LIDHUR