• e hënë, 23 dhjetor 2024

Me aksion të kontrolleve falas, Instituti i Shëndetit Publik e shënon Ditën Botërore të Zemrës

Me aksion të kontrolleve falas, Instituti i Shëndetit Publik e shënon Ditën Botërore të Zemrës

Shkup, 30 shtator 2023 (MIA) - Me aksion për kontrolle falas për kontrollim të sheqerit në gjak, kolesterolit dhe shtypjes në gjak, Instituti i Shëndetit Publik në Parkun e qytetit në Shkup sot e shënon Ditën Botërore të Zemrës - 29 shtatori. 

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti në këtë ngjarje deklaroi se Dita e zemrës përfaqëson alarm për zgjimin e vetëdijes kolektive në drejtim të parandalimit të të gjithë faktorëve të rrezikut të cilat varen nga individi.

"Këtë vit, nën moton 'Përdor zemrën dhe mëso më shumë për zemrën tënde', dërgojmë porosit të qartë se ajo që njihet mirëmbahet më së miri. Me këtë apelojmë për monitorim dhe kontroll vigjilent të të gjithë faktorëve të rrezikut si presioni i lartë i gjakut, diabeti, obeziteti e të tjerë, për popullatën e prekur nga këto gjendje dhe për pjesën tjetër ekzaminime të rregullta me qëllim diagnostikimin në kohë", theksoi ministri. 

Si këshilla i ndau ndalimin e pirjes së duhanit dhe shprehive të të tjera jo të shëndosha, regjimin e shëndoshë të ushqimit të përditshëm, si dhe aktivitetet sportive. 

"Grupmosha mbi 65 vjeç është ende më e rrezikuara dhe më e prekura nga sëmundjet kardiovaskulare. Por 20 për qind i përkasin edhe popullatës më të re. Prandaj ju apelojmë që ta njihni mirë zemrën tuaj dhe të na ndihmoni me vetëdije e aktivisht në aktivitetin tonë", tha Mexhiti.

Prof. dr. Elena Qosevska nga Instituti i Shëndetit Publik deklaroi se Instituti e shënon këtë ditë që të ngritet vetëdija te qytetarët që të kenë stil të shëndoshë dhe të kujdesen për shëndetin e tyre. 

Xhuliana Mihajllovska, specialiste dhe dokrinologe në spitalin Zhan Mitrev, deklaroi se këtë aksion e mbështesin me organizimin e kontrolleve kardiologjike falas. 

Ana Çeliqiç, nga Klinika Universitare e Kardiologjisë, theksoi se punojnë çdo ditë në zbulimin e hershëm të pacientëve me sëmundje kardiovaskulare. Ajo shpjegoi se ata përdorën Sistemin Evropian të Sportit, i cili përcakton rrezikun dhjetëvjeçar të një ngjarjeje kardiovaskulare fatale. fc/

Fotografitë: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR