• e martë, 24 dhjetor 2024

MD: Ligji për nxitjet tatimore për donacione dhe sponsorizime në aktivitetet me interes publik në ENER

MD: Ligji për nxitjet tatimore për donacione dhe sponsorizime në aktivitetet  me interes publik në ENER

Shkup, 15 janar 2024 (MIA) - Ligji për nxitjet tatimore për donacione dhe sponsorizime në aktivitetet  me interes publik është publikuar në Regjistrin e Vetëm Elektronik Kombëtar (ENER), informojnë nga Ministria e Drejtësisë. 

Qëllimi i ligjit, siç thonë nga Ministria e Drejtësisë, është nxitja e donacioneve me qëllim të realizimit, avancimit, promovimit dhe mbështetjes së aktiviteteve me interes më të gjerë publik. Të gjitha palët e interesuara dhe të prekura në periudhën e ardhshme kanë mundësinë të shqyrtojnë  ligjin dhe të japin komentet, propozimet apo sugjerimet e tyre.

Nga Ministria e Drejtësisë theksojnë se zgjidhja ligjore që propozohet do të kontribuonte për inkurajimin e punës së organizatave civile përmes metodës shtesë për financimin  dhe përmbushjen e misioneve të vendosura, inkurajimin e donatorëve me nxitjen e filantropisë lokale, forcimi i filantropisë nëpërmjet nxitjeve tatimore për të stimuluar donatorët e mundshëm për të mbështetur iniciativë me përfitim publik, parandalimi/minimizimi i mundësisë së mashtrimit, si dhe rritja e transparencës dhe përgjegjësisë së pranuesve të donacioneve, promovimi i përdorimit efikas të burimeve në dispozicion, uljen e ndjeshme të barrës administrative të institucioneve, efikasitetin e  administratës dhe përdorimin e sistemeve elektronike.

"Me zgjidhjet e propozuara rregullohen dhënia dhe marrja e donacioneve dhe sponsorizimeve për të cilat dhënësi  dhe marrësi mund të kërkojnë nxitje tatimore, qëllimi i dhënies dhe marrjes, dhënësit dhe marrësit, subjekti, përdorimi dhe llojet e nxitjeve tatimore dhe evidentimi dhe kontrolli i donacioneve dhe sponsorizimeve në aktivitetet me interes publik. Ky ligj nuk zbatohet për donacionet dhe sponsorizimet për të cilat dhënësi ose marrësi nuk kërkojnë nxitje tatimore", thuhet në kumtesë.

Ky propozim bazohet në ekspertizën kryesore, një sërë  konsultimesh të vazhdueshme me përdoruesit e ligjit (institucionet, sektori jofitimprurës, komuniteti i biznesit, donatorët individualë) për një periudhë më shumë se 10 vjeçare. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR