MD: Komisioni i Venedikut dha një mendim pozitiv për propozim ligjet për prokurorinë publike dhe për Këshillin e prokurorëve publikë
- Komisioni i Venedikut, Këshillit të Evropës i ka dhënë mendim pozitiv për Propozim ligjin për prokurorinë publike dhe për Propozim ligjin për Këshillin e prokurorëve publikë, informuan nga Ministria e Drejtësisë.
Shkup, 10 tetor 2025 (MIA) - Komisioni i Venedikut, Këshillit të Evropës i ka dhënë mendim pozitiv për Propozim ligjin për prokurorinë publike dhe për Propozim ligjin për Këshillin e prokurorëve publikë, informuan nga Ministria e Drejtësisë.
Në Venedik, sot është mbajtur seanca e 114-të plenare e Komisionit Evropian për demokraci përmes ligjit - Komisionit i Venedikut pranë Këshillit të Evropës, në të cilin u miratua Mendimi i përbashkët për Propozim ligjin për prokurorinë publike dhe Propozim ligjin për Këshillin e prokurorëve publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

"Në mendimin e miratuar, Komisioni dha një vlerësim pozitiv për procesin dhe përmbajtjen e ligjeve të zhvilluara, janë përshëndetur përpjekjet reformuese të Ministrisë së Drejtësisë. U theksua se në dy propozim-ligjet janë ndjekur standardet ndërkombëtare dhe janë zbatuar të gjitha rekomandimet. U dhanë edhe disa sugjerime shtesë me qëllim përmirësimin e teksteve ligjore. Kjo konfirmon se ligjet janë plotësisht në përputhje me parimet evropiane për profesionalizëm dhe efikasitet të prokurorisë publike, si dhe me standardet për funksionim transparent dhe të përgjegjshëm të Këshillit të Prokurorëve Publikë", thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.
Në seancën plenare, në emër të Ministrisë së Drejtësisë, fjalim mbajti edhe Prof. Dr. Aleksandra Deanoska Trendafilova, si kryetare e Grupit të Punës që përgatiti dy ligjet.

Ministria e Drejtësisë, thuhet në kumtesën, do të vazhdojë të punojë me përkushtim për zbatimin e rekomandimeve, përmirësimin e institucioneve gjyqësore dhe forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
"Ky mendim pozitiv përfaqëson një konfirmim të rëndësishëm të angazhimit tonë evropian, të qasjes transparente dhe gjithëpërfshirëse që po zbatojmë në procesin e reformimit të gjyqësorit dhe të angazhimit për ndërtimin e një sistemi ligjor që pasqyron standardet më të larta të demokracisë, drejtësisë dhe integritetit", theksojnë nga Ministria e Drejtësisë.
Të dy ligjet janë pjesë e Agjendës së reformave të Planit për rritje të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor me një afat deri në dhjetor të vitit 2025. ls/
Foto: MD