• e mërkurë, 15 janar 2025

MD: Kodi i ri penal është i përfunduar dhe i është dorëzuar KE-së për mendim

MD: Kodi i ri penal është i përfunduar dhe i është dorëzuar KE-së për mendim

Shkup, 31 tetor 2024 (MIA) - Përpilimi i Kodit të ri penal ka përfunduar Kodi penal dhe i njejti është përkthyer në gjuhën angleze dhe i është dorëzuar për mendim Komisionit evropian, informojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Nga MD, për MIA-n theksojnë se janë të gatshme edhe tabelat korrespondente si obligim nga Skriningu bilateral për Kapitullin 23.

Pasi që të merret mendim nga KE-ja, nëse nuk ka vërejtje, Kodi penaë shkon në procedurë qeveritare pas çka dërgohet në Kuvend.

Në Parlament, Kodi penal sillet me shumicë të zakonshme.

Komisioni evropian në Raportin për përparimin e vendit në vitin 2024, në pjesën për Kapitullin 23 - gjyqësi dhe të drejta themelore, vlerëson se ndryshimet e Kodit penal nga shtatori 2023 e dobësuan kornizën juridike duke ndikuar në ndjekjen e korrupsionit, duke porositur se vendi në vitin e ardhshëm duhet të sjellë Kod penal të ri në pajtim me të drejtën e BE-së dhe standardeve ndërkombëtare.

Sipas KE-së, vendi në vitin e ardhshëm duhet të sjellë Kod të ri penal në pajtim me të drejtën e BE-së dhe standardeve ndërkombëtare. Ta përmirësojë dosjen e vet të rasteve të korrupsionit të lartë - me hetime të sajta, profesionale dhe transparente proaktive, ndjekje, aktvendime përfundimtare dhe kthim të mjeteve, përfshirë konfiskim të mjeteve kriminale, konfiskim të bazuar të vlerës, konfiskim të vazhdueshëm dhe konfiskim nga personi tretë.

Me Kodin e ri penal duhet të kthehen ndryshimet e nenit 353 dhe 394 të Kodit penal, të bëra në shtator të vitit 2023 në procedurë të shkurtuar me flamur evropian me të cialt ulen dënimet me burg për vepra lidhur me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe bashkimit kkriminel.

Me ndryshimet e një pjese të nenit 353 të Kodit penal është ulur dënimi me burg prej së paku tre viteve në dënim me burg prej njëd eri katër viteve për "keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit", ndërsa me ndryshimin e nenit 394 të KP-së, dënimi për "bashkim kriminel" është ulur nga dënimi me burg deri dhjetë vite, në dënim me burg deri tre vite. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR