MD: Fillon procesi i përpunimit të Ligjit të ri për shërbim gjyqësor
- Ministria e Drejtësisë (MD) kumtoi se po e fillon procesin e përpunimit të Ligjit të ri për shërbim gjyqësor.

Shkup, 9 gusht 2024 (MIA) - Ministria e Drejtësisë (MD) kumtoi se po e fillon procesin e përpunimit të Ligjit të ri për shërbim gjyqësor.
Zgjidhja e re ligjore synon përmirësimin e rregullores ekzistuese, duke siguruar kushte më të mira pune dhe të drejta të të punësuarve në sistemin gjyqësor.
Ministria e Drejtësisë thekson se "është e angazhuar për krijimin e një sistemi të drejtë dhe efektiv që do të përmirësojë efikasitetin e gjyqësorit duke u kujdesur për nevojat e shërbimit gjyqësor”. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s